Të gjithë ata që rrinë afër Edi Ramës, ose kanë rënë në duar të drejtësisë, ose i kanë emrat në ato regjistra. Sa herë Amerika ka nevojë për kurban, Babloku “therë” ndonjë ministër, deputet apo zyrtar të lartë...
Charles McGonigal, u dënua 28 muaj burg si i korruptuar nga kryeministri i Shqipërisë, dhe një biznes ruso-kinez me përfitime nga mafia diplomatike.
Njihet vetëm maja e Ajsbergut, pasi përfshirja në skandal, është e përmasave të Uotergejtit.
Edi Rama, personi kryesor që organizoi dhe ndërtoi skemën, për shkak se planeti politik shqiptaro-amerikan, po rrotullohet rreth Uotergejtit me aktorë të fuqishëm, ka ngelë ende si absurdi i abstenimit paradoksal të shekullit.
Parimisht, fonetika e sistemit artikulues të Uotergejtit të Tiranës, lëshon tinguj deri tek Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, shumë të tjerë të akuzuar për korrupsion me Edi Ramën, Alexandër Soros dhe Hunton Biden, tashmë nën hetim nga prokurorët federalë në Delauerë.
Po, edhe Antony Blinken, dyshohet të ketë “njolla”.
Disa senatorë republikanë, pasi avash-avash do e hapim kutinë e Pandorës së Tiranës zyrtare, që do hajë koka të mëdha të diplomacisë globale, e kanë akuzuar për korrupsion me Alexandër Soros, Edi Ramën dhe pisllëqe ruso-kineze.
Po kush është kryemafiozi që në bigë të tij kacavirren jo vetëm shefi i FBI-së, por gjigandët e habisë njerëzore?!
Edi Rama hajduti më i famshëm i Globit, ka lindur e është rritur në një famulli të vogël të gadishullit Ballkanik.
U bë bari, ditën që Kaini vrau vëlla Abelin.
Adami dhe Eva, meqë nuk kishin kujt t’ia linin tokën e Nodit afër Surrelit, e dënuan të ndëshkojë popullin e vet dhe gjithë pasuritë t’i shpërndante tek ata që ja dinë vlerën jetës mbi tokë.
U bë despot i pangopur, i mori vëlla Saliut bagëtitë që i kishte dhënë Yuri Kim kur i ndau pasuritë me Lul Bashën, dhe sa herë Amerika ka nevojë për kurbanë, “therë” ndonjë ministër, deputet apo zyrtar.
E varë në grremç të Altin Dumanit dhe pret e përcjellë doganierët e diplomacisë.
Pa doganë, po hyjnë e dalin nëpër studio televizive edhe fallxhorët e fshatit.
Ata, të kamurit, milionerët, shikojnë pëllëmbën e ambasadores Yuri kim dhe betohen në kokë të Presidentit Joe Biden, se Edi Rama nuk është hajdut, se Sekretari amerikan i Shtetit as blihet as shitet, pasi është i regjur me vaj e me uthull.
Të tjerët analistë, ata që kanë vjedhur më pak, vënë dorën në “Biblën” e presidentit Donald Trump, se vizita e Blinkenit është blerë mbi një milion dollarë e shumë shpejt, heshtat e drejtësisë do e shpojnë heshtjen.
Alexandër Soros nuk është këtu që t’i qetësojë gjakrat.
Ai nuk del nëpër fshat të mbledhë para me trastë si shefi i FBI-së Charles McGonigal, që tek Babloku nuk gjeti vetëm para e prona, por edhe të zezën e vet.
Në fakt, të gjithë ata që rrinë afër Bablokut, ose kanë rënë në duar të drejtësisë, ose i kanë emrat në ato regjistra.
Stema e familjes feudale të Fondacionit Soros, këtej mbahet nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, pasi në tregun e shitblerjeve të fshatit tonë, ka rezultuar se paraja sjell paranë.
Përfitimet në skiç të mundësive, kanë shpërfytyruar edhe skizmën e besimit.
Ndarjet mbi dogmat, dyzimi se këta banditë që i njeh gjithë Bota, do i shohim në kaçorr të Djallit apo në kopsht të Edenit, zverdhen si gjethet e fikut të Lali Erit, sa herë nga këndorja e fushës, gjuajmë ndonjë korner të fituar nga Uotergejti i Tiranës që do të tronditë Amerikën!/Pamfleti
Lini një Përgjigje