
Zgjati pra vetëm pak minuta skenari i skeçit, se Antony Blinken nuk do takohej me Altin Dumanin...
Skeçi i fundit i ambasadores Yuri Kim për budallenjtë e fshatit tonë, me titullin folklorik, “Hajduti nga Surreli dhe Antoni nga Uashingtoni”, zgjoi nga gjumi Esmeraldën e Viktor Hygoit.
Babloku iku nga burgu i Parisit, i dënuar për ca skulptura të vjedhura në kishën ku bënte roje koleksionisti Gjergji Thimo, dhe mëkatarët rrëfeheshin e pastronin shpirtrat, për të shkruar nga Saraji i Surrelit kujtimet në “Kurbanin” e tij dhe mesharin e spiunazhit të FBI-së.
Esmeralda që kishte fjetur ca netë me dashuritë e konflikteve të presidencës Joe Biden, e mbase pa dashje ishte zgjuar nga maskat e dosjes Rama- McGonigal, fërkoi qepallat me dorën e djathtë, nga ëndrra që shijonte prej takimit me ca ligjvënës republikanë në Shtëpinë e Bardhë, sapo Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, veshi me melankoli mafiozët e fshatit.
Jorida Tabaku, ka filluar të dashurohet me krijesat e shëmtuara, do të shkruante Viktor Hygo, pas dënimit me 6 muaj burg të ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy, vetëm se kishte tejkaluar kufirin e shpenzimeve parazgjedhore gjatë përpjekjes së dështuar për rizgjedhjen e tij në vitin e largët 2012.
Melodrama moralizuese e vizitës së Sekretarit të Shtetit, përmes zërave të rinj nëpër hapësirat të lirisë së fjalës, dha efekte të papritura për spektatorët fshatarë, që kishin përjetuar ëndrrën e një dite dimri në ankth, pas ëndrrës së një nate vere të William Shakespeare në shekullin e Saliut.
Zgjati pra vetëm pak minuta skenari i skeçit, se Antony Blinken nuk do takohej me Altin Dumanin.
Pas perdes, informacionet morën krahë drejt republikanëve të Shtëpisë së Bardhë, dhe urgjentisht ambasada ndryshoi dekorin në ca pjesë të dialogjeve, që sekretari amerikan i Shtetit të skedojë kriteret nëpër raftet dhe dosjet, që drejtësia do duhet të sistemojë në sitë të ndëshkueshmërisë.
Ciganët e Indisë së fshatit tonë, vallëzojnë me gungaçë e përbindësha.
Nga katedralja e Sulltanit të Surrelit, shefi FBI-së Charles McGonigal, sapo e ka nxjerrë kokën në dritare të Altin Dumanit.
Fatziu Kuazimodo, i shëmtuar, dënuar dhe përçmuar, ngjan si aktor gazmor përballë skenave tragjike të filmave të fshatit tonë, “Dumani dhe dermani” “Sorosi dhe qerosi”, Skandali dhe McGonigali”, Djegësi i Lali Erit dhe Investimet strategjike të Luci Ferrit, etj.
Por ngjarjet do duhet të precipitojnë shpejt.
Në fundin e mandatit të tij, Sekretari i Shtetit, ka lënë detyrat për fillimin e fundit të mafies, normalisht të Peshqve të Mëdhenj, deri sot në pushtet dhe të pa prekur nga SPAK-u që nuk u ofrohet dot, sa kohë janë aktorë të anarkisë që po shembet.
Shkrirja e sistemit kolonial, e ka lëngëzuar akullnajën, ku edhe vetë hajdutët nuk lëvizin dot pa çizme, pasi lufta ndaj korrupsionit do jetë prioritet.
Britmat ritmike të tyre, kanë çarë rregullsitë tona, sa më e pakta ndëshkueshmëri do të mund të ishte esenca mbi pentagram të lajmit; Yuri Kim vjen me skeçin “Hajduti nga Surreli dhe Antoni nga Uashingtoni”./Pamfleti
Lini një Përgjigje