TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë23 Shkurt 2024, 09:19

Pasuritë e 'çmendura' të Lulzim Bashës

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Pasuritë e 'çmendura' të Lulzim Bashës
Lulzim Basha /

Kur gaztori Bes Kallaku, na del më i pasur se Dua Lipa, nuk është hata e madhe që Luli i vogël i PD-së gëzon një pasuri të çmendur...

Pasuritë e çmendura të Lulzim Bashës, kanë frymëzuar jo vetëm doktorin të bëjë hoxhën e fshatit e të këndojë çdo mbrëmje nga ballkoni Ezanin e akshamit, por edhe piktorin të bëhet shkrimtar.

Sipas ajeteve të “Kurbanit”, brirët e dashit që theri në oborr të bashkisë Lulzim Basha, ditën që u bë kryetar, ju vërsulën adetit të lashtë të letërsisë artistike të fshatit tonë, ku besnikëria ndaj familjes dhe amerikanëve, vlerësohej e shenjtë.

Pasi edhe Edvini ishte bërë Ed, edhe Lulzimi u bë Lul.

Për shumë vite, shihej si “lule mos prek”, apo jo?!

Çelte petale në saksi të ambasadorit Alexandër Arvizu, doktor Saliut e piktor Edit, deri sa u vyshk në gji të marrëveshjes me mafien, për të lënë përjetësisht në pushtet piratët e batërdisë “kap ç’të kapësh”.

Nën pelerinë të politikës ruante shumë mbiemra Luli.

Lul Basha, pasi u mërzit me mbiemrin Gjumashi, i pëlqeu shumë mbiemri Brava.

Sa herë Saliu e apelonte për pasuri, pabesi dhe pastrim parash me shërbimet ruse, Altin Dumani pyeste shefin, more Bablok, kush është ky Lul Brava, pasi këta prokurorët që gjeta këtu, ngrenë supet?

Komunikimet mes Qeverisë dhe SPAK-ut, nuk janë thjeshtë belaja që ka zënë prokurorët nëpër gurishte të mbiemrave, pasi tjetër është tabori i ushtrisë hajdute, e tjetër humori me gaztorë që janë bërë gazi i Botës së fasadës së falsitetit me cipë të hollë.

Hollësisht, kur gaztori Bes Kallaku, na del më i pasur se Dua Lipa, nuk është hata e madhe që Luli i vogël i PD-së, njihet me mbiemrat Basha, Gjumashi, Brava, Vula, Nuli apo Shuli, dhe se sheikun, gjithë fshati e merr me të qeshur për atë pasuri që shihet, 2 kate të një kulle gjigante në mes të Tiranës apo lobimin me 500 000 dollarë përmes rusëve në Amerikë.

Nofka Nuli, nuk ka kuptimin e zeros, por të fashës së fasadës ballore, në luftën ndaj krimit e korrupsionit, ku duhet një fazë e një nul, që drita të ndizet mbi dosjet plot terr. 

Në errësirën ku Lindita Nikolla mban prej një viti e ca, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për konflikt interesi të ish ministres Olta Xhaçka, mpleksur në investimin strategjik të burrit të saj, nuk ka as shenja ndriçimi.

Opozita është topitur, e vetëm Luli ka ngelë i vetmi shul, që hapë e mbyll portaren me thupra të legjislativit.

Mos votimi në Kuvend i ligjit për amnistinë fiskale, ku Lindita Nikolla do duhej të legalizonte edhe faljen e shumë zyrtarëve të korruptuar, dështoi vetëm se Luli e mbuloi fytyrën me perçe dhe i vendosi veton, shulin e ndryshkur pas rregullit rrangall të çmendurisë juridike, për të krijuar terren politik të ofrohet tek Sali Berisha.

Kudo Babloku dhe tre klanet e tjera mafioze kanë lidhur telat për të vjedhur energji antiamerikane, pasi të tërë një trup janë, shfaqet ky loloja, Lulzim Basha me 2 emra e 6 mbiemra./Pamfleti

pasuritë e çmendura të lulzim bashës

Lini një Përgjigje

Dosja e zezë