
Krye hajduti i koncensioneve të sterilizimit, nuk është thjesht një i akuzuar që ligji e mbërthen, por “Kutia e Pandorës” plot sëmundje për fisin “kap ç’të kapësh”...
Pse SPAK-u nuk guxon të arrestojë hajdutin me damkë Ilir Beqja, por merret me ca ushtarë të vegjël që kanë ngrënë ca thërrime gjatë udhëtimit nëpër bollëkun ku lodrojnë të llastuarit e fisit ‘kap ç’të kapësh’?!
Ilir Beqja, ushtarakisht, edhe pse i rrethuar me akuza të tmerrshme për abuzime me fondet publike, vazhdon të bëjë qepaze pritshmëritë e publikut dhe drejtësisë, pasi ende mban gradën ‘Bimbash’ i Bablokut.
Bimbashi buf, e ka bërë SPAK-un matuf.
Sa herë i këndon në vesh prokurorit Edvin Kondili, shastiset e çuçuritë me vete Altin Dumani, ç’na gjeti me këtë monstër, që vjen këtej si hajdut e del duke vajtuar dosjet e vdekura.
Matufosja e vargjeve dhe valëve, nëpër shtresat ku valëzon valuta, e hapë rrethin përtej gardhit ku grazhdojnë kafshët e vogla të korrupsionit.
Ngjan i gjerë zaptimi, ku Bimbashi ka zabelet e veta.
Me gradat e arta të Bablokut të zi nën lëkurën e vet sterrë, edhe SPAK-un përflitet se e ka blerë. Po të guxojë i ziu SPAK, të hetojë sa ka paguar Rama në blerjen e shefit të FBI-së Cherles McGonigal, Ilir Beqja ju ngulë thumba në samar prokurorëve.
Me prokurë nga Babloku, Beqja ka bërë histori si Bimbashi besnik dhe i tmerrshëm i kryeministrit krye krisur.
I ka marrë në kujdestari për t’i zbutur ujqërit që i sillen rreth Qeverisë.
Pasi dy prokurorë i ngarkoi me peshën që vetëm kurrizi i gomarit e mban, veshi një drenushë me gëzof tigri, për t’i thyer “brinjët” ish zëvendës kryeministrit Ahmetaj, që betohet nga arratia, se Qeverisë i ka mbetur dopjo gjashta në dorë, duke vjedhur me të dyja duart.
Pra, krye hajduti i koncensioneve të sterilizimit, nuk është thjeshtë një i akuzuar që ligji e mbërthen, por “Kutia e Pandorës” plot sëmundje për fisin “kap ç’të kapësh”.
Mbërthecka nuk hapë gjoksin e korrupsionit, jo vetëm pse sistemi është kopsitur mirë, por edhe pse Ilir Beqja ka marrë “prokurë” nga Babloku si ‘Bimbash’ për SPAK-un!
Pra, po ra Ilir Beqja në burg, edhe Babloku shkon pas tij./Pamfleti
Lini një Përgjigje