Dinakëria greke nuk e kapërdinë dot humbjen me Edi Ramën...
Greqia dhe Edi Rama janë në “luftë” prej 10 muajsh. Karvanit helen të politikave, i dolën në pritë cubat e Bablokut dhe i grabitën Fredi Belerin.
Ky ishte lajmi aso kohe.
Por grekët nuk u ngutën.
Kështu kanë udhëtuar në shekuj të historisë dhe fitoreve.
Beleri kishte bashkëpunuar në disa “grabitje” me fisin e Pirustëve, kur Sali Berisha shkrinte bakër e hekur dhe plaçkiste karvanët e shqiptarëve në rrugën Egnatia.
Atyre kohëve, as Athina, as dy kryeqytetet e Perandorisë Romake, Kostandinopoja dhe Roma, nuk e njihnin Edi Ramën që merrej me studimin dhe grabitjen e ikonave kishtare në Paris.
Athina, perëndesha pellazge e luftës dhe dijes, priste lindjen e Aleksandrit të Madh për të shtuar territoret e pushtimit.
Ashtu ndodhi.
Heroizmi i Greqisë u ngjit në çdo tempull lavdie, derisa Edi Rama mori peng Fredi Belerin dhe e burgosi në qilar të Altin Dumanit.
Prandaj dinakëria greke nuk e kapërdinë dot humbjen me Edi Ramën.
Vërtetë njerëzimi ka avancuar dhe Aleksandri i Madh i Maqedonisë greke, jo vetëm ka ndërruar jetë më 13 qershor 323 para Krishtit dhe ka këmbyer edhe kombësi e nuk është më grek, por edhe toreadorët e botës së krimit kanë pushtuar territore e kanë lindur të tjerë Aleksandra.
Edi Rama po tërbon sot jo vetëm Greqinë, por edhe demat më të tmerrshëm të Globit.
Dy Aleksandrët e Mëdhenj, Soros dhe Vuçiç, kanë pushtuar gjysmën e Botës.
Kanë rrëmbyer jo vetëm Fredi Belerin, por edhe shefin e FBI-së Charles McGonigal e ja kanë dorëzuar Edi Ramës.
“Lufta” me Greqinë sapo ka filluar në rrugën Egnatia të diplomacisë, pasi ata e kanë vënë gurin e parë, ndërsa me Amerikën akoma është në skenar të skanerit.
Sa do të zgjatë nuk mund ta themi, por 2 Aleksandrët e mëdhenj të Edi Ramës po e “sulmojnë” sa munden Amerikën, pasi ashtu e ka vizatuar projektin mafia ballkanike./Pamfleti
Lini një Përgjigje