TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë14 Mars 2024, 10:32

“Yjet” e Yuri Kim

Shkruar nga Sokol Pepushaj
“Yjet” e Yuri Kim
Gazmend Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj /

E sfilitur nga sfidat gjatë rënies së Yjeve; Berisha, Meta, Rama, Lali Eri dhe Basha, gërmoi në mitologjinë e hershme të rrugës së shpresës dhe gjeti dy Yje të rinj, Gazmend Bardhin dhe Agron Gjekmarkaj...

Edi Rama është njëri nga Yjet e mëdhenj të ambasadores Yuri Kim, edhe pse fshatarëve tanë u duket i vogël, teksa lëviz afër Charles McGonigal nëpër Hemisferën e FBI-së.

Në cipën e retinës retorike, pas retushimit të dosjes Rama- McGonigal, ende po frymëzohen simbole e shenja, se po, kështu, me shkreptima, me rënie dhe ngjitje Yjesh në Qiellin e Mafies, Kozmosi i politikave ekonomike të Kozmodromit të Surrelit, të paktën deri në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, do duhet të zbukurohet me kozmetikë ngjyra-ngjyra.

Ngjyrë gri është edhe Qielli mbi Ballkon të Saliut.

Edhe andej, dy Yje po bien e dy po ngjiten.

Planeti i zjarrit për ndëshkimin e mafies ballkanike, ka djegur Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

Kalimi i kometës Swift-Tuttle nëpër mjedisin e gazrave dhe pluhurave, zbuluar nga Yuri Kim këtu e katër vjet më parë, diku nga viti 1862 kur Shën Lorenci, alias Luli, ishte ngarkuar të ruante vulën e PD-së, ka bërë konflikt me Yjësitë e Diellit të dëshirave.

Luli e preu në besë Yurin.

Shiti dheun e të atit Sali, tek Edi Rama.

Që atë ditë Yuri Kim u bë Kometë.

I bëri pluhur Lulin dhe Saliun.

E sfilitur nga sfidat gjatë rënies së Yjeve Berisha, Meta, Rama, Lali Eri dhe Basha, gërmoi në mitologjinë e hershme të rrugës së shpresës dhe gjeti dy Yje të rinj, Gazmend Bardhin dhe Agron Gjekmarkajn.

Poshtë Qiellit plot re, me kokën lart, rri e vështron Davidi i Kimetes, për të treguar kohën e mirë për të mbjellat e hashashit që ka nisur në çdo cep të Shqipërisë.

Me dheun e imët si hi mbi saç të Saliut, po ngrihet piramida e re e qëllimeve të vjetra.

5 Yje po bien e 2 po ngjiten.

Edhe pse janë tanë, të gjithë i kanë pagëzuar si Yjet e Yuri Kim!/Pamfleti

“Yjet” e Yuri Kim

“Yjet” e Yuri Kim

yjet e yuri kim gazmend bardhi agron gjekmarkaj

Lini një Përgjigje