TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë13 Mars 2024, 18:40

Dashuria Rama- Berisha, në prag të 16-vjetorit të Gërdecit e pazarit 2008

Shkruar nga Pamfleti

Dashuria Rama- Berisha, në prag të 16-vjetorit të Gërdecit e

Mediat që zbuluan pazarin e radhës të Edi Ramës me “non grata” Sali Berishën, nuk janë “idiotë të dobishëm” siç i quajti ai; por pazari i ndyrë i tij tregoi edhe ketë herë, se Rama, Berisha, Meta, Basha dhe “askaridët” e tyre deputetë e kryetarë partiçkash, janë të rrezikshëm të padobishëm për fatet e Shqipërisë ...

Kryeministri Edi Rama, me sjellje skuthi, pas çdo pazari apo skandali të zbuluar, hesht një javë deri sa të sajojë gënjeshtrën dhe pastaj del e reagon si “cub”, duke mohuar e justifikuar çdo gjë, siç ka vepruar me skandalet McGonigal, landfillet, pajisjet kirurgjikale, udhëtimet me çarter, resortet e Olta Xhaçkës e Tan Dulakut, kullat e Alabbar etj.

Një javë heshti Babloku, dhe pas zbulimit të pazarit që ka bërë skutave me “non grata”-n, doli si i “bukuri shejtan” dhe mohoi pazarin.

Deri tani, “non grata” nuk ka reaguar nga ballkoni, ndërsa Babloku reagoi në “Facebook”, duke tentuar të mohojë pazarin edhe në emër të Saliut, por faktikisht e pranoi, duke njohur dhe pranuar Foltoren si Parti Demokratike, kur nuk është parti politike e regjistruar, por lëvizje anti-SHBA.

Babloku, tha: - “Të gjithë idiotët e dobishëm, janë sulur socialeve e kanaleve, për të thënë se paskemi gëlltitur ç’kemi thënë dhe po bashkëpunojmë me “non gratën”; ngaqë kemi rënë dakord që sipas kornizës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të miratojmë komisione hetimore”.

Së pari, mediat që zbuluan pazarin e radhës të Edi Ramës me “non grata” Sali Berishën, nuk janë “idiotë të dobishëm”, siç i quajt ai; por pazari i ndyrë i tij tregoi edhe ketë herë, se Rama, Berisha, Meta, Basha dhe “askaridët” e tyre deputetë e kryetarë partiçkash, janë të padobishëm e të rrezikshëm për fatet e Shqipërisë dhe duhen shporrur.

Së dyti, nëse nuk është pazar, Edi Rama nuk kishte pse bënte kontakte të fshehta me Sali Berishën, duke e njohur zyrtarisht si kryetar të PD, dhe duke firmosur marrëveshje politike-parlamentare me të.

Së treti, është pazar, për faktin se në marrëveshjen mes tyre, Foltorja, d.m.th. “non grata” Sali Berisha, hoqi dorë nga kërkesa për komisionet hetimore parlamentare që lidhen  me aferat e Edi Ramës e grupit të tij, siç janë dosja McGonigal, çarteri, resortet strategjike, kullat e Alabbar në Durrës, dosja Beçheti dhe ligji për bastet.

Më të turpshëm e pervers, pazarin Rama- Bersha e bën fakti, se u bë në prag të 16-vjetorit të Gërdecit, kur në biznesin e familjes “non grata” u vranë 26 njerëz; por dhe në prag 16-vjetorit të pazarit të 21 prillit 2008, kur ndryshuan Kushtetutën natën, për të vendosur deputetët me lista.

Saktësojmë, se ditën e tragjedisë së Gërdecit, Edi Rama u bë bashkë me Sali Berishën dhe heshti deri në vitin 2013 kur erdhi në pushtet; ndërsa 10 ditë pas pazarit të vitit 2008, Edi Rama doli e tha, se ishte bashkëpunim për integrimin e Shqipërisë.

Por koha ka treguar e do tregojë, se dhe pazari që Edi Rama ka bërë këto ditë me “non grata” Sali Berishën, nuk ka asnjë lidhje me interesat e vendit e të popullit, por me vazhdimin e sundimit të tyre në krye të politikës./Pamfleti

rama berisha dashuria marrëveshja gërdeci pazari

Lini një Përgjigje