Ky Komitet nuk mund të pretendojë se po 'heton përpjekjet e shtetasve të huaj' për të korruptuar zyrtarët e lartë amerikanë duke ofruar para ose përfitime të tjera, në këmbim të veprimeve të caktuara' ndërkohë që vazhdoni të shpërfillni rastin ‘Kushner’...
Ose ka vjedhur Edi Rama, ose shqiptarët dhe amerikanët ja futin “roma për toma” që e akuzojnë si person me rrezikshmëri të lartë.
Në fakt, të pasurve tanë që rrinë historikisht në punën e vet e mbjellin arën e vet, nuk u vjen kurrë stina e të korrave.
Bereqeti ynë përfundon në hambarin e Charles McGonigal, Tony Blair, Alexandër Soros, dhe ca fshatarëve rus, kinezë, turq dhe amerikanë, që kalojnë këtej, ose për punë provizore, ose për pushime.
Perëndia e ka mbushur fshatin me shi e diell, që të bëhet hashashi dy bojë njeriu, dhe njerëzia të zhgërryhen në pellg dollarësh e pluhur parfumesh nga “lulet” e veta.
Tek e fundit, më qetë do ishin të dalldisen në vegimet dhe zgjimet e veta.
Por në lulishten tonë ka shumë gjemba, e secilit i është shpuar shpresa.
Iluzionet janë fshehur larg, atje në Amerikë.
Thënieve të ambasadores Yuri Kim, kur “asnjëri nuk është mbi ligjin” u ka kaluar data dhjetëra herë, dhe këtej i janë kthyer kalendarit hënor.
Grekët e lashtë të Fredi Belerit mallkojnë Siriusin e Surrelit, Yllin fatkeq.
Edi Rama sot është i mjegullt, i zbehtë dhe parashihet murtajë.
Pasi i kishte futur mikrobin e dollarëve të pistë Presidentit Joe Biden, djalit të tij Hunter dhe vëllait James, po përpiqet të deformoi edhe gjymtyrët e sistemit nervor të idealeve të shtetit të lirive e të drejtave njerëzore, përmes një dhëndri të Shtëpisë së Bardhë.
Këtej ku Babloku i bën bimët të vyshken, burrat të dobësohen e gratë të eksitohen, Amerika ka zgjuar anti lëndët e mbrojtjes së ishullit të Sazanit tonë dhe Yjeve të saj.
Kongresi amerikan është zjarr.
Sapo republikanët i hodhën ca ujë dosjes Rama- McGonigal, morën “flakë” demokratët.
Krye demokrati Jamie Raskin i drejtohet Kongresit, për të ndaluar Edi Ramën që po korrupton sistemin amerikan: “Ky Komitet nuk mund të pretendojë se po 'heton përpjekjet e shtetasve të huaj' për të korruptuar zyrtarët e lartë amerikanë duke ofruar para ose përfitime të tjera, në këmbim të veprimeve të caktuara' ndërkohë që vazhdoni të shpërfillni rastin ‘Kushner’. Prandaj, ne ju bëjmë thirrje që të punoni me ne për të hetuar përfundimisht marrjen e miliarda dollarëve nga zoti Kushner nga qeveritë e huaja”.
Kjo është Bota sot, e tronditur nga Siriusi i Qiellit të Surrelit.
Disa ende i ofrojnë flijime Siriusit, të tjerë i kërkojnë hesap Zeusit.
Është kohë e luftës mes Yjeve, pasi ka plasur Uotergejti Nr. 2., ku Edi Rama ka infektuar rëndë Amerikën./Pamfleti
Lini një Përgjigje