TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë30 Mars 2024, 19:15

Hard disku i Ilir Metës në dorë të FBI-së

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Hard disku i Ilir Metës në dorë të FBI-së
Ilir Meta /

Rrjeti i komunikimeve elektronike të Ilir Metës dhe vëllait të kryeministrit, janë në të njëjtin vënd, në paradhomë të drejtësisë...  

Ish Presidenti i Republikës Ilir Meta, shkalloi prapë...

Këtë herë nuk po kërkon as bllokun e shënimeve me 700 mijë dollarë që ja mori me vete i ndjeri Dritan Prifti; as guroret e ilaçet; as pasuritë e shpërndara në dhjetëra Bes Kallakë që janë shumë fish më të pasur se Dua Lipa; as floririn e Thesarit të Shtetit; as tankun rus që ja fshehi ambasadorja Yuri Kim, por hard diskun e Partisë së Lirisë që ja paskan sulmuar hackerat e Edi Ramës.

Hackerat iranianë e di gjithë fashati, i shpikën 4 Klanet Mafioze.

Kur i komandojnë Saliu dhe Iliri, i drejtojnë katjushkat mbi Bablokun e Yuri Kim, sa për presion, që të ndahet plaçka e vjedhur pa hile, e sapo sulmuesit janë në tërheqje, sulmojnë dy Klanet e tjera.

Po ç’ka Ilir Meta që shqetësohet pse është sulmuar Ilir Metaj?!

Paisja DVR, është skeda elektronike e një partie me kryetar Ilir Metaj, që patjetër u duhet dy Klaneve Mafioze të Qeverisë, jo për të deshifruar korrupsionin dhe krimet, se ato dihen, por për të sulmuar njëri-tjetrin.

Rrjeti i komunikimeve elektronike të Ilir Metës dhe vëllait të kryeministrit, janë në të njëjtin vënd, në paradhomë të drejtësisë.  

Në këto kushte, kur pritet arrestimi nga ditë në ditë, nuk ka pse shqetësohet Ilir Meta, që në të gjallë të ish ministrit Dritan Prifti, shiste po*dhë se filmimet e 700 000 dollarëve me zë e figurë, po i çkodojnë shërbimet amerikane.

Aso kohe në fakt, ne na bënë sytë, pasi Ilir Metaj që kërkonte racionin e një tenderi, fiks nuk paska qënë as Ilir Meta as Ilir Metaj.

Normale, Ilir Meta nuk është Ilir Metaj.

Po pse atëherë gjykata e Tiranës pranon denoncim nga Ilir Meta që kërkon hard diskun e Ilir Metaj?

Edhe në studiot e debateve, e vërteta e analistëve që paguhen nga mafia për të mbrojtur hajdutët, nuk i ngjan asaj që shohin shqiptarët me sytë e tyre.

Kur e shkel Batoni butonin, Perënditë i nxjerrin sytë njëri-tjetrit.

Pra, nëse vërtetë dy Klanet në opozitë, e kanë seriozisht rrëzimin e Qeverisë, edhe dy Klanet e Qeverisjes, i kanë dokumentet në një skedë, e ta ngrejnë stekën e arrestimeve sipas notave që e kërcen vallen mafia e fshatit tonë.

Një goditje në miqësi të Erion Veliajt dhe një në vëllazëri të Bablokut, ka hapur oreks për ushtrime që ushqejnë dyshime, se po, nëse opozitës i kruhet për pushtet, hard disku i Ilir Metaj mund t’i dorëzohet FBI-së.

Idiotësi të tilla nuk ngjitin, pasi inskenimeve të mafies, u njihet skenaristi.

Është Babloku, që luan me hard diskun imagjinar të Ilir Metës, pasi të dhënat nuk ka shanse të zhduken.

Thjeshtë, po çmënden të gjithë në grup, e po shkojnë të gjithë në burg./Pamfleti  

ilir meta hard disku fbi

Lini një Përgjigje