TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 8 Prill 2024, 11:03

Karteli e përdori si “çip” Olsi Ramën

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Karteli e përdori si “çip” Olsi Ramën
Vëllai i Kryeministrit /

Ambasada amerikane mbështet komunitetin që nuk dëgjon, pra rrini të qetë në muajin prill e prisni majin, nëse drejtësia do jetë më mirë nga veshët...

Shërbimet gjermane kanë hetuar organizatën kriminale, ku Olsi Rama është pjesë e organizmit të narko- trafikut të drogërave të forta nga Amerika latine në Europë.

Karteli përdori si “çip” Olsi Ramën, pasi ishte vëlla kryeministri.

Gjermanët nuk u trembën këtë herë nga partizanët e Xibrakës, pasi filmat me llastiqe janë në muzeun e baballarëve të “trimave” që edhe sot mbajnë dekoratat e luftës me perëndimin dhe hedhin valle në “gojë të ujkut”.

Gjermanët e ndoqën Olsin, e fotografuan, e filmuan dhe e kaluan andej ku filtrat e drejtësisë ende janë tampon në vesh të SPAK-ut.

SPAK-u nuk dëgjon as britmat e shqiptarëve.

Erion Veliaj po grabit çdo ditë 80 mijë euro për një shërbim që nuk është; Ilir Beqja ka përlarë mbi 130 milion euro; Ilir Meta ka vjedhur thesarin e shtetit e përflitet për pasuri më të mëdha se Sundimtari i Dubait Mohammed bin Rashid al-Maktoum; Edi Rama ka fshehur në gropa të “vogla” pasuri të mëdha bankash e bandash në pazare antiamerikane me Sali Berishën që po drejton timonin e varkës nga Rusia.

Edhe akuzat për Lulzim Bashën me dy kate në qiellgërvishtësin e Tiranës; Engjëll Agaçin që askush nuk e beson se sa pasuri ka; Artan Lamen që i ka lëshuar kuajt në lëmë të tetë dosjeve të kadastrës e tjetërsoi 85% të pronave të shqiptarëve, nuk dëgjohen nga SPAK-u.

Po, edhe dita e “shurdhëve” tanë, duhet respektuar e nderuar, pasi ngjan të futen tek komuniteti që nuk dëgjon.

Ne, komunitetit të personave që nuk dëgjojnë, u ofrojmë një ndihmë sociale qesharake, as 200 dollarë në muaj. 

Por mirë që kemi këtu miqtë amerikanë, që kujtohen e kujdesen për gjithë njerëzit me probleme, duke i kompensuar disi kulturalisht edhe këto shtresa të respektuara.   

Këtë po bën ambasada amerikane në Muajin e Historisë së Individëve që nuk Dëgjojnë, dhe lajmi po sfumon krimet e ditës që përsëriten çdo ditë prej 11 vitesh.

“Prilli është Muaji i Historisë së Individëve që nuk dëgjojnë, një kohë për të reflektuar mbi historitë, sfidat dhe kontributet e rëndësishme të komunitetit që nuk dëgjon apo me vështirësi në dëgjim...

 Gjatë gjithë këtij muaji, ne nderojmë arritjet dhe vazhdojmë të mbështesim ecjen përpara dhe njohjen e komunitetit që nuk dëgjon.”

Kështu pra, rrini të qetë në muajin prill e prisni majin, nëse drejtësia do jetë më mirë nga veshët.

Vëllai i kryeministrit, me disa karta identiteti, shqiptare dhe amerikane, diplomatike dhe psikopatike, pasi shumë nga milionerët i kemi edhe me të meta mendore e diploma të blera me para nga taksat tona, ka fat të mirë edhe këtë muaj.

Komuniteti që nuk dëgjon “ka pasur një rol vendimtar në nxitjen e një shoqërie më gjithëpërfshirëse”, është kodi që duhet ta respektojmë edhe ne që vidhemi, pikërisht nga këta që nuk dëgjojnë të jenë transparent me pasuritë e çmendura./Pamfleti

olsi rama çip karteli

Lini një Përgjigje