Sheikja socialiste do të vazhdojë si deputete, duke i vënë drejtësisë “kufirin tek thana” e të “ëmës së Zeqos”, aty ku hipën Lindita Nikolla...
Kur ministrja Olta Xhaçka e kapi nga “flokët” ambasadoren Yuri Kim në një deklaratë bombastike, se ajo po punon fort të bëjë gati procedurat për zëvendësimin e saj, ne i vumë emrin, “hajdute trime” që u fut në zonën e rrezikut, për të shpëtuar Edi Ramën që rrezikonte kapelën e FBI-së.
Shërbimet Amerikane aso kohe, kishin sulmuar në tre fronte.
Saliut dhe Ilirit ua hoqën të drejtën të përdorin flamurin amerikan; Bablokut të mos mbante kapele me logon e FBI-së dhe të mos shiste mend nëpër fshat, se ai jo vetëm sondon synimet antiamerikane, por edhe amniston kriminelët e penalizon kundërshtarët politikë, përmes kualifikimeve për pajisje me viza amerikane, që të fshehin andej pasuritë dhe të largohen në ditë të keqe.
Kjo ka ndodhë me shumë zyrtarë, që pasi kanë mbushur thasët me dollarë e dosjet me krime, na kanë lënë shëndetin dhe janë zëvendësuar me hajdutë të tjerë.
Mjegulla e dollarit, vërtetë ka mbuluar me avuj avllinë e selisë diplomatike, pasi as vëlla Olsi që erdhi nga Amerika si ish emigrant fukara e u bë sheik; as Olta Xhaçka që u fut në rreth të kuq si antiamerikane dhe hajdute, edhe pse vazhdojnë të vjedhin, nuk bëhen as lule lajmi që duhet t’u shërbejë drejtësia.
Krejt rastësisht, opozita, duke hequr drejtëza horizontalisht e vertikalisht, pasi SPAK-u deri sot nuk ka nisur as edhe një hetim penal vetë, por ka mbrojtur hajdutët sa ka mundur; Olsi dhe Olta, ranë në kurth të vizimit pasionant për pasuri platonike, duke hutuar ndjenjat dhe shenjat e qarkullimit drejt ligjit të barabartë për të gjithë.
Shprehemi kështu, pasi edhe opozita është e pasur dhe kundërshtarët i zë në grackën e vet, jo të drejtësisë.
Po sot tastierën e kemi kurdisur për Oltën.
Kjo po na çmend jo vetëm ne që e shohim si deputete hajdute, por edhe vetë hajdutët që edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për papajtueshmëri të saj me mandatin e deputetes, si përfituese e investimeve publike përmes burrit investitor strategjik, guxojnë ta mbajnë ligj prodhuese.
Vlerat monetare të Oltës, kanë plastifikuar tehun e “thikës pas shpine”.
Asnjëri nuk i beson asnjërit, asnjëri nuk e lëshon tjetrin.
Në këtë amulli, ku të tërë bluajnë në një mulli, nuk është paradoks fakti se sheikja socialiste do të vazhdojë të vjedhë si deputete, duke i vënë drejtësisë “kufirin tek thana” e të “ëmës së Zeqos”, aty ku hipën Lindita Nikolla, por dyshimi, se Olta Xhaçka e mundi edhe Amerikën!/Pamfleti
Lini një Përgjigje