TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Qershor 2023, 19:29

Hapja e kutive në Kuçovë, avokati i Lefter Maliqit akuza KQZ-së: Merr vendime në interes të një personi

Shkruar nga Pamfleti

Hapja e kutive në Kuçovë, avokati i Lefter Maliqit akuza

Kolegji Zgjedhor mori vendimin për rinumërimin e 18 kutive në Bashkinë e Kuçovës. Kandidati i “Bashkë Fitojmë” Lefter Maliqi ankimoi rezultatin e 14 majit, i cili pretendoi se zgjedhjet u manipuluan nga PS dhe kandidati i saj Kreshnik Hajdari.

Lidhur me këtë, avokati i Lefter Maliqit në një deklaratë të dhënë për mediat, deklaroi se KQZ është një institucion i kapur politikisht dhe se vendimet e marra prej këtij institucioni janë në interes të një personi apo një subjekti të caktuar.

“KQZ ka manipuluar procesin është një institucion i kapur politikisht. Merr vendime në interes të një personi apo subjekti të caktuar.

Kemi të bëjmë me pavlefshmëri të totale të zgjedhjeve, pasi shtetasi Kreshnik Hajdari nuk ka pasqyruar në formularin e dekriminalizimit fakte të vërteta.

KAS një çerdhe krimi siç ka vendosur në rastin aktual. Vetë gjykata e ka cilësuar si të tillë përderisa ka vendosur hapjen e kutive”, tha ai.

akuza avokati kqz

Lini një Përgjigje