TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Qershor 2023, 18:23

Gara për kreun e PD, Gjekmarkaj: Basha u rikthye për ego të shfrenuar personale

Shkruar nga Pamfleti

Gara për kreun e PD, Gjekmarkaj: Basha u rikthye për ego të

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka sulmua hapur Bashën. Ai ka deklaruar se rikthimi i tij është interes personal dhe dëshirë për të mbetur në politikë e të mbijetojë sa më gjatë për t’i shërbyer vetes.

“Nuk ka më një PD, ka një vulë dhe disa zyra me qira dhe rreth 100 njerëz në dispozicion të Bashës, aq njerëz sa grumbullohen në një fejesë apo në një ditëlindje. Thjesht kanë një vullnet, ose investimin tek zoti Basha. Është një Kryesi e delegjitimuar. Rikthimi i tij është interes personal, dhe dëshira për të mbetur në politikë dhe të mbijetoj sa më gjatë për t’i shërbyer vetes. Një ego e shfrenuar për t’i dhënë jetë një gjëje që po vdes vetëm për ego personale”, tha ai.

Në një intervistë për ‘News 24’ Gjekmarkaj tha gjithashtu se zgjedhjet e 29 korrikut, janë një tentativë e Bashës për të marrë “leckat e fundit nga një gjë që po zhduket”.

“Pas një partie të rrënuar, shoh një tentativë për të rrëmbyer leckat e fundit të një gjëje që po zhduket, PD zyrtare, dhe po e bën Basha me zgjedhjet e 29, me një grup të vogël njerëzish që nuk kanë lidhje me realitetin, por kanë lidhje me Bashën”, tha Gjekmarkaj.

Mbledhjen e Këshillit ai e cilëson si një mbledhje të çuditshme, teksa shton se zgjedhjet e 29 korrikut do të jenë qesharake.

“Ishte një mbledhje e çuditshme. U mblodhën në një hotel për të krijuar legjetimitet nga hiçi, është parti pa struktura, çdo gjë është e gjymtuar, në 29 korrik do jetë qesharake dhe komike dhe do ta shihni sa veta do e votojnë Bashën. Por dëmton opozitën”, u shpreh deputeti.

Ndërsa lidhur me kandidimin e Gjergj Hanit përballë Bashës, deputeti shprehet se kjo është një garë surrogate që vret dëshirën për pjesëmarrje në politikë dhe i detyron njerëzit të largohen nga vendi.

“Nuk e njoh, por është një gjë qesharake dhe e dekompozuar në raport me pritshmërinë që ka populli ndaj opozitës. Po tenton të ndahet në kioska të vogla dhe secili të hapë nga një qofteri, por kjo nuk i shërben askujt. PD ka nevojë për garë të vërtetë, kjo është garë surrogate, që të vrasin dëshirën të merresh me politikë dhe detyrojnë njerëzit të largohen nga ky vend”, tha ai.

agron gjekmarkaj pd basha rikthim

Lini një Përgjigje