
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në një emision televiziv, pasi avokati Spartak Ngjela është përplasur ashpër me moderatoren, duke bërë që biseda mes tyre të ndërpritet.
Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar këtë të premte në Euroneës Albania ku komentoi zhvillimet në veri të Kosovës. Por intervista u ndërpre në mes nga moderatorja Sidorela Gjoni për shkak të përplasjes që ajo pati me avokatin.
Pyetjet dhe ndërhyrjet që moderatorja i bëri avokatit bën që ai të acarohej dhe të kërkonte ta linte të fliste. Ndërkohë që moderatorja e ndërpreu lidhjen dhe i kërkoi të qetësohej, pasi nuk mund ta lejonte të monologonte në bisedën me të.
Pjesë nga biseda:
Avokat Ngjela: E di pse Vuçiç i ka rrëmbyer policët e Kosovës, sepse Kurti i ka arrestuar 3 banditët më të mëdhenj anti-shqiptar që u kapën në Mitrovicë. Policia e Kosovës ka kapur krekot e mëdhenj dhe këtë nuk besoj se e ka bërë e vetme pa ndihmën e amerikanëve. Vuçiç i mban peng policët që të kërkojë ndërrim.
Moderatorja: Ata janë kriminelë nuk janë njësoj me policët!
Ngjela: Po prit një minutë tani! Dëgjoje tjetrin deri në fund! I mban peng policët që të kërkojë ndërrim. Merrni policët, lëshojini ata. Por ku lëshohen ata?!
Moderatorja: E tha Kurti nuk ka Pazar.
Ngjela: Po dale moj zonjë!
Moderatorja: Avokat mos ke nevojë të qetësohesh? Qetësohu dhe po ashtu lidhemi njëherë tjetër!
Ngjela: Pse do ta ndërpresësh moj zonjë?
Moderatorja: Do të ndalemi në zhvillime të tjera deri sa të qetësohet avokati. Monolog avokati nuk do bëj, të paktën kur bisedon me mua jo.
Lini një Përgjigje