TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Qershor 2023, 14:56

Kandidati për kreun e PD sulmon Bashën: Nuk ka platformë të qartë për ndarjen nga Berisha

Shkruar nga Pamfleti
Kandidati për kreun e PD sulmon Bashën: Nuk ka platformë të
Gjergj Hani

Kandidati për kryetarin e Partisë Demokratike, Gjergj Hani ka folur në lidhje me garën në PD ku ai do konkurrojë me Lulzim Bashën.

I ftuar në studion e News24, Hani u shpreh se vendosi të kandidojë pasi PD “është në gjendje dëshpëruese”, ndërsa shtoi se nuk do mjaftonte vetëm këndvështrimi i Bashës për rindërtimin e partisë.

Në lidhje me kundërshtarin e tij, Hani u shpreh se Basha nuk ka shtruar një platformë të qartë për ndarjen nga e shkuara, ndërsa e cilësoi atë si një “social-demokrat” që është i prirur të bëjë marrëveshje për mbrojtjen e interesave.

“Vendosa të kandidoj pasi PD është në gjendje dëshpëruese. Nuk do mjaftonte vetëm këndvështrimi i Bashës për rindërtimin e partisë. Nga ai nuk shoh një platformë të qartë për ndarjen me të shkuarën. Prisja një qasje tjetër me demokratët.

Qëndrimi i Bashës më duket më shumë social-demokrat, që është i prirur të bëjë marrëveshje në përgjithësi për interesat”, u shpreh Hani.

pd basha berisha

Lini një Përgjigje