Rama deklaroi po ashtu se duhet t’i jepet fund lojës politike “Tomi dhe Xherri”, dhe tha se procesi i paqes mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet shtyrë pasi nga kjo preket interesi kombëtar i Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka dalë në një konferencë për shtyp në lidhje me situatën mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai paralajmëroi se me Serbinë se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve nëse nuk lirohen 3 efektivët e rrëmbyer.
“Mbajtjatyre me ditë të tëra në burg është e papranueshme. Përpjekja për ta mbuluar këtë lajthitje shteërore për mbajtjen pas asnjë të drejtë të 3 policëve të huaj në burgun e njnë shteti tjetër duke ngritur zërin për arrestimet e minoritetit serb në veri të Kosovës, është shqetëësuese. Sepse shtetet demokrartike nuk u përgjigjen kurrë bë mënyrë simetrike shkeljeve të pretenduara në një shtet tjetër. Nëse Serbia ka pretendime, këto nuk argumentohen duke mbajtur peng tre policë shqiptarë në serbi, por duke bashkuar me faktorin ndërkombëtar dhe mbi të gjitha duke vepruar konkretisht aty ku është edhe origjina e kësaj problematike që është marrëdhënia që duhet normalizuar.
Unë sot e përsëris me zë dhe figurë për lirimin e menjëhershëm pa kushte, të 3 efektivëve të policsë së Kosovës, jo vetëm sepse kjo është njnë shkelje e të drejtave të njeriut,m por sepse pa u kthyer në shtëpi ata tre burra, nuk ka asnjë hapësirë për të lëvizur me planin e deeskalimit”, tha Rama.
Rama deklaroi gjithashtu se i ka dërguar një letër të dytë presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz për të nxitur zbatimin e planit franko gjerman.
"Pardje i kam nisur një letër të dytë pas draft statutit presidentit Macron dhe Kancerlarit Scholz dhe Sharl Michel për domosdoshmërinë për një shtysë konkrete. Natyrisht dhe me mbështetjen e SHBA-së që plani franko gjerman të zbatohet medoemos.", tha ai.
Ndër të tjera Rama ka theksuar politika e brendshme e Vuçiç dhe e Kurtit nuk mund të mbajë peng të gjithë rajonin e Ballkanit.
Ai vijoi më tej duke thënë se se situata mes Kosovës e Serbisë nuk favorizon asnjë fuqi, përveç Rusisë, ndërsa shtoi se rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk i përket “as Albinit dhe as Aleksandrit”.
Rama deklaroi po ashtu se duhet t’i jepet fund lojës politike “Tomi dhe Xherri”, teksa u shpreh se “ata që flasin për vëllezër të mëdhenj e të vegjël” se procesi i paqes mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet shtyrë pasi nga kjo preket interesi kombëtar i Shqipërisë.
“Do të ishte fatale për atë që është bërë gjithë këto vite, me nisma e ndërveprime në Ballkan nën ombrellën e procesit të Berlinit. Një kthim mbrapa dramatik për krejt rajonin dhe të ardhmen e tij që nuk mund të mbeten peng i garës për elektorat as për ata në Kosovë e as në Serbi.
Marrëdhëniet duhet të normalizohen dhe njohja e ndërsjellët të bëhen de facto. Sa herë e duan politikat e brendshme sa në njërin apo në tjetrin breg fillojnë konfliktet, që vazhdimisht u kujtojnë të tjerëve se ky rajon është ai që mezi çdo ditë po përpiqet të heqë damkën e historisë dhe papritur rizgjohet në anën e gabuar.
Prandaj është e rëndësishme të kuptojnë të tërë që flasin për vëllezër të mëdhenj e të vegjël te ata që kërkojnë arsye për të mos pasur arsye për të shtyrë këtë proces se interesi ynë kombëtar si shtet kërcënohet nga kjo situatë. Ky rajon nuk është as i Albinit, as i Aleksandrit. Rajoni është i shteteve e popujve në të. Kemi vuajtur boll nga nacionalistët, nacional-folkloristët dhe përplasjet e vazhdueshme që sot nuk kanë justifikim sepse jemi në mes të një Europe që kërkon të mbështesë paqen. Kjo situatë i shkon për shtat vetëm Rusisë, asnjë fuqie tjetër. Nga këto përplasje dhe kjo paaftësi për t’u ulur me durim nuk fiton as Europa, vetëm Rusia.
Duhet të dalim nga kjo lojë politike “Tomi dhe Xherri” e të evitojmë skenarët e izolimit të Kosovës, por edhe Serbisë. Nuk janë të mira për interesin kombëtar të Shqipërisë që kërkon të përparojë dhe kërcënohet nga ato që ndodhin rrotull.”, përfundoi Rama.
Lini një Përgjigje