Normalisht, duke respektuar etikën, duke mos folur me data fikse, pasi ditëlindjet na kujtojnë se jemi një vit më pak në jetën tokësore, diplomatja që do e kujtojmë e respektojmë për durimin, kur jemi treguar të padurueshëm në kalimin e “doganës” së hajdutëve, ka dhënë mesazhe të koduara edhe për “dhuratat”...
Datëlindja e kryeministrit, një ditë e zakonshme, e vogël thuaj, bëhet e zhurmshme, e madhe sa lajmi...
Babloku “fluturon” nëpër hapësirat e diplomacisë, duke imituar kryeministrin e ndershëm, me gisht në “siguresë” të një skandali për opozitën në ditën e gëzimit të datëlindjes së vet.
Ngutet se tutet.
Nga larg, e ndjen se e ka fundin afër.
Objekti magjik i demagogjisë, nuk ndriçon as versionin që ka interes të shfaqë, as atë që rreket të fshehë.
Nëse, me një dritë inceneratori në dorë, kërkon informacion pranë Senatorit Chris Murphy, merr përgjigjen befasuese, se ai nuk di asgjë për dhuratën e opozitës, por do ta diskutojë me kolegët dhe me ironi plotëson habinë, se po, do të mundohen t’i sjellin një dhuratë Bablokut, jo opozitës. Ty që të vjen befasuese kjo përgjigje, të vete gjuha atje ku dhëmb dhëmbi, tek non-grata edhe për Bablokun.
Pra, në je kurioz të hapësh “paketimin” për Bablokun, imagjinon dhuratën misterioze ku hijeshon korrupsioni, jo vetëm se me rrogë do ishte i varfër, por se senatori në fjalë deklaron shprehimisht: “Do të diskutojmë me kolegët republikanë se çfarë dhurate dypartiake mund t’i japim kryeministrit tuaj”.
Në këtë linjë ka vrapuar edhe ambasadorja Yuri Kim.
Normalisht, duke respektuar etikën, duke mos folur me data fikse, pasi ditëlindjet na kujtojnë se jemi një vit më pak në jetën tokësore, diplomatja që do e kujtojmë e respektojmë për durimin, kur jemi treguar të padurueshëm në kalimin e “doganës” së hajdutëve, ka dhënë mesazhe të koduara edhe për “dhuratat”.
Si mbështetëse e proceseve demokratike, asnjëherë nuk ka lënë të nënkuptohet se Babloku nuk është kopje e Sali Berishës, antiamerikan dhe i pasur, duke ndërlikuar edhe pritshmëritë që mund të sjellë me të papriturat e bukura ambasadori i ri David J. Kostelancik.
Keq të jesh i mashtruar e keq mashtrues.
Absurditeti i llahtarshëm i varfërisë dhe hipokrizia satirike e pasanikëve, kanë vënë në pritje, me veshët hapur, si viktimat heroike, si heronjtë e hajdutërisë, kur do të paketohet dhurata misterioze nga Amerika për datëlindjen e Edi Ramës?!/Pamfleti
Lini një Përgjigje