TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Qershor 2023, 22:50

Zgjedhjet për kryetar në PD/ Bardhi: Proces i gabuar dhe jo legjitim, e fut partinë në ngërç

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet për kryetar në PD/ Bardhi: Proces i gabuar dhe jo legjitim,

Gazment Bardhi ka kritikuar sërish procesin për kryetarin e ri të PD. Sot Kryesia miratoi kandidaturat për 29 korrikun, por Bardhi tha në ‘Top Story” se ky proces nuk është legjitim.

Madje sipas Bardhit, hapja e garës për kryetarin do e thellojë ngërçin në PD.

Qëndrimin tim nuk e kam mbajtur sekret, rrëmuja në PD është shkatërruese për opozitën. PD-ja duhet të dalë jashtë këtij konflikti. Bashkarisht kemi bërë beteja me Berishën. Unë nuk kam aftësinë për të bindur dikë tjetër të kenë të njëjtin mendim si ne, disa kanë pasur mendime ndryshe ne ndryshe.  Unë nuk e kam pasur kurrë personale me Berishën por mendoj që me të në krye të PD-së, nuk fitonim dot zgjedhjet.Unë kam në dorë të tregohem i përgjegjshëm e të vendos qëllimet e mia. Unë nuk kam kundërshtar Berishën kam Edi Ramën. I kam kërkuar Bashës dhe të gjithë kolegëve të ulemi në një tavolinë e të diskutojmë kush është më e mira për PD-në. Unë nëse besoj diçka e bëj. Unë nuk mendoj se mënyra si po ndërtohet ky proces është i saktë. Është i gabuari e jo legjitime dhe e fut në një ngërç. Beteja që kam bërë unë është që kryetari i ri të ketë legjitimitet e ta nxjerrë PD-në nga ky ngërç. Për mua si Gazment Bardhi nuk ka zgjedhje me 29 korrik në PD. Nuk hy në diskutime a e njoh a nuk e njoh si kryetar Bashën. Ajo që unë mendoj është se sa kohë nuk ka një vendim legjitim të Këshillit Kombëtar konsideroj se nuk ka zgjedhje më 29 korrik”, tha Bardhi.

bardhi pd

Lini një Përgjigje