TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Qershor 2023, 21:13

“Liro 3 policët”, Rama ndryshon kurs për Kosovën: Nëse 3 djemtë nuk kthehen shëndoshë e mirë, s'ka përparim!

Shkruar nga Pamfleti

“Liro 3 policët”, Rama ndryshon kurs për Kosovën:

Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar kurs sa i takon raporteve me Kosovën. Deri dje ishte personi që hidhej në sulm ndaj Albin Kurtit, ndërsa tani duket se po bën personin që i dhimbsen më shumë kosovarët.

Sot në Bruksel Kurti dhe Vuçiç patën takime të ndara me krerët e BE dhe u ra dakord që të ketë zgjedhje në veri të Kosovës. Por Rama shprehet se pa u liruar 3 policët e Kovës nuk ka kuptim asgjë.

Pa tre djemtë që largohen shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë! Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti! POR Gjëja e parë në radhë të parë: LIRO 3 POLICËT!”, shkruan Rama.

Duhet theksuar se ishte Ram ai i cili hezitoi të reagonte ditën kur u rrëmbyen policët. Madje ai doli e tha se do priste qëndrimin e KFOR. Por në momentin që SHBA kërkoi lirimin e tyre, Rama e ndërroi pllakën.

 

 

rama kurti

Lini një Përgjigje