TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Qershor 2023, 16:44

Meta lë në baltë Berishën për protestat dhe fajëson qytetarët: Nuk reagojnë përballë qeverisë!

Shkruar nga Pamfleti

Meta lë në baltë Berishën për protestat dhe

Pas disa muajsh pushimesh, Ilir Meta është rikthyer në skenën politike. 14 maji ishte disfatë e fortë për të dhe Sali Berishën. Ky i fundit çdo ditë del e flet për vjedhje votash e manipulime, por Meta doli nga qarkullimi. Sot ia ka dalë në një konferencë shtypi, ku sulmoi qeverinë për legalizimin e kanabisit dhe aksionin në kampin e MEK.

Por gazetarët e pyetën nëse ai është në krah të Berishës për të bërë protesta. Meta tentoi të shmangej disa herë në përgjigjen e tij, duke fajësuar dhe qytetarët se nuk ngrihen kundër qeverisë.

Opozita do të bëjë gjithçka që duhet, por dhe shoqëria duhet të bëjë gjithçka në mënyrë që të gjithë të jetojnë me dinjitet. Opozita ka bërë protesta. Pa asnjë diskutim që do të bëjë protesta dhe është shumë e rëndësishme që të kuptojmë që shoqëria duhet të reagojë dhe të gjithë duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre që të jetojnë si qytetar i lirë, të paintimidueshëm, as nga shefat e administratës ku punojnë. Ky është një proces i përbashkët dhe besoj do të kemi kohë të gjithë për të reflektuar për këtë proces”, tha ai.

 

berisha meta

Lini një Përgjigje