Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla i është përgjigjur Sali Berishës, pasi ky i fundit hodhi akuza ndaj Yuri Kim dhe qeverisë "Rama".
Balla i tha Berishës se shanset që ai të shkelë në tokën amerikane janë zero.
"Ti je shpallur non grata për korrupsion, ka një dallim të madh. Pa dashur të bëj zëdhënësin, pasi u hetua zoti Moddy për atë që kishte ndodhur në vitin 2022. Shpresa jote që ti të shkelës tokën amerikane janë 0. Ta kam thënë, erdhe me radhë, Amerikë, pastaj Britani, kujdes mos të duhet vizë për deri në Gjir të Lalzit. Ti je i përjashtuar nga prezenca për festën e amerikës."-u shpreh Balla në Kuvend.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha ka kërkuar nga ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim duhet tu kërkojë falje shqiptarëve pasi gjatë mandatit të saj u kthye në një sekretare e PS-së. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha theksoi se emri i Kim do të mbetet i gdhendur si personi që abuzoi me pushtetin. Po ashtu Berisha akuzoi Kim se bashkë me Ramën bëri gjithçka për të shkatërruar opozitën.
"Sot për krahun këtej, kam një lajm të hidhur, do mërziten shumë sepse sot për herë të dytë në historinë e SHBA-së në një akt shumë të rrallë dhe historik, kryeministri i Indisë Modi, një burrë shteti i sanksionuar pak vite më parë, i drejtohet Kongresit të SHBA-së, me një fjalë të veçantë. Këtë shans e ka pasur tre herë me radhë, gjeniu i politikës botërore, Uinston Çërçill, për së dyti kanë qenë të rrallë, të jashtëzakonshëm. Nuk e solla këtu këtë, për të bërë ndonjë paralelizëm mes Modit dhe Sali Berishës, ndonëse e vërteta është si diamanti, i madh ose i vogël, shkëlqen pandalshëm dhe e vërteta triumfon në çdo lloj rrethane. Po e solla për diçka tjetër. E solla për një kërkesë ndaj guvernatores Yuri Kim, që po largohet nga Shqipëria. Tu kërkojë falje shqiptarëve se në mënyrë të përsëritur u ka deklaruar atyre se, ky vendim sanksionimi nuk hiqet kurrë. Ftesa ime nuk ka lidhje me ndonjë rivendikim timin, por ka lidhje thjeshtë për ti thënë asaj të nderuar që të kthehet tek e vërteta para se të largohet nga Shqipëria."-tha Berisha ndër të tjera.
Lini një Përgjigje