Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar deputeten Zheni Gjergji si Kryetare e Komisionit të Shëndetësisë.
Në mbledhjen e të hënës të Grupit Parlamentar të PD, deputetët demokratë kanë diskutuar mbi vakancën disa mujore të pozicionit të Kryetarit të Komisionit të Shëndetësisë që i takon opozitës.
Kryetari i Grupit Gazment Bardhi ka informuar deputetët se do të propozojë deputeten Orjola Pampuri për këtë pozicion, por ky propozim ka hasur kundërshtinë e deputetëve.
Ato kanë propozuar deputeten Zheni Gjergji, e cila është miratuar me shumicën e votave të ligjvënësve demokratë.
Lini një Përgjigje