TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Qershor 2023, 12:39

Tabaku kritika të forta qeverisë: Të krijohet një drejtori për të çliruar prokurimet, zyrtarët e shtetit i shpërndajnë si pronat e tyre!

Shkruar nga Pamfleti
Tabaku kritika të forta qeverisë: Të krijohet një drejtori
Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar se sektori i prokurimeve publike nuk ka transparencë në aspektin e informacioneve dhe hapave që ndiqen që nga momenti i shpalljes së një tenderi.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Tabaku u shpreh se duhet të krijohet një drejtim që mund ta çlirojë këtë sektor.

Sipas deputetes demokrate ka pafund raste ku zyrtarët e shtetit i shpërndajnë prokurimet publike sikur i kanë pronat dhe plaçkat e tyre.

“Kam bërë disa propozime për ta ndryshuar mënyrën e sistemit. Kam kërkuar nga institucionet të gjithë informacionet dhe hapat që ndiqen që nga momenti kur shpallet tenderi për një punë publike të caktuar. Sot këto nuk janë publike.

Përqendrimi i prokurimeve publike në një institucion të vetëm besoj që do ta rrisin konkurrencën në këtë sektor. Sot janë një sektor që shpërndan tendera. Mund të konsiderohet drejtori varësie e kryeministrisë. Këto standard dhe krijimi i një drejtorie që ka qendërzim të prokurimeve publike besoj se mund ta çlirojnë sektori. Ka raste pa fund të prokurimeve publike ku zyrtarë shteti shpërndajnë prokurime sikur i kanë pronat dhe plaçkat e tyre”, deklaroi Tabaku.

Rasti më i fundit i nga abuzimet me tenderat ishte edhe videoskandali i Safet Gjicit, ku 40-vjeçarja Alma K. ku bëri pazare për të përfituar nga tenderi i kastrimit të qenëve në Kukës.

Ndërkohë edhe para dy javësh Ish-sekretarja dhe punonjësja e Ministrisë së Shëndetësisë u arrestuan për abuzime me tenderat.

Joana Duro, e cila kishte një vit që e mbante këtë post u gjurmua nga SPAK pasi iu paguan 330 mijë lekë për favorizim në një tender ku garonin tetë kompani.

tabaku sektori i prokurorimeve zyrtare shteti

Lini një Përgjigje