Ish kreu i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj, në një komunikim me gazetarët jashtë Kuvendit i është përgjigjur Gazment Bardhit.
Ai tha se në mbledhjen e Këshillit Kombëtarë, e kanë pasur kuorumin.
“Duhet të besoni dokumentet dhe faktet. Në punimet e Këshillit, një pjesë e anëtarëve kanë zgjedhur të jenë në strofkull tjetër të majtë tek LSI në zgjedhje, ndërsa ata që i qëndruan dhe nuk u tunduan, janë 329. Rregullat e përcaktuara, kuorumi është gjysma plus një, i cili ishte, kaq ishte. Deputetët janë shpirtra të lirë, sa kohë jemi zgjedhur nga zgjedhjet e 2021.", tha ai.
Bardhi deklaroi se nxitimi për të zgjedhur kryetarin e ri nuk është shpëtim për PD-në.
“Kujt i intereson kjo që po ndodh në PD? Kjo nuk i shërben PD-së, kjo nuk i shërben demokratëve.”
Gazment Bardhi thirri para dy ditësh mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, një ditë përpara mbledhjes së Këshillit Kombëtar ku pritet të votohet për 29 korrikun, si datë për zgjedhjet për kreun e ri të partisë.
Lini një Përgjigje