TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Qershor 2023, 10:40

"Vuçiç përcakton programin në Kuvend", Shehu thirrje deputetëve për miratimin e rezolutës që dënon gjenocidin serb

Shkruar nga Pamfleti
"Vuçiç përcakton programin në Kuvend", Shehu
Tritan Shehu

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në kulmin e debateve në Kuvend, iu bëri thirrje ligjvënësve që të miratojnë rezolutën që dënon gjenocidin serb.

Gjatë fjalës së tij, Shehu pyeti se pse kjo rezolutë nuk futet në rend të ditës, duke shtuar se Vuçiç përcakton edhe programet e Kuvendit.

“I rekomandoj qeverisë që të asistojë qeverinë e Kosovës për të ngritur çështjen e gjenocidit serb. Shpjegimi i vetëm që ngel nga kjo çështje, është këmbëngulja e Vuçiçit. Siç duket Vuçiç përcakton edhe programin e Kuvendit”, tha Shehu.

shehu vucic deputet kuvend

Lini një Përgjigje