TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Qershor 2023, 22:52

“Je shterpë”, degradon debati mes Sulës dhe Hasës: Do të shkosh në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

“Je shterpë”, degradon debati mes Sulës dhe Hasës: Do

Endri Hasa, anëtar i kryesisë dhe deputeti i PD, Dashnor Sula janë përplasur lidhur me situatën në të cilën gjendet PD për shkak të përçarjes së re brenda partisë zyrtare.

Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Sula tha se Hasa është vetëm anëtar i thjeshtë i kryesisë që ka shkelur ligjin duke marrë kompetencat e sekretarit të përgjithshëm të partisë.

Pjesë nga debati në studio:

Sula: Ti je për SPAK mor çun; pa funksion je, një anëtar i kryesisë dhe ke marrë kompetencat e sekretarit të përgjithshëm.

Hasa: Ti vetë ke kaluar te bojkoti, ike nga mbledhja e kryesisë. Pse nuk erdhe t’ua thuash anëtarëve të këshillit këto që mendon. Po bën një debat shterpë.

Sula: Unë jam pjellor gjithmonë. Këshilli kombëtar duhet të ishte lista e depozituar në gjykatë, ku ai nuk u çregjistrua kurrë si kryetar. E thirrje Bujar Leskajn në Këshill?

Hasa: Bujar Leskaj është anëtar i grupit të rithemelimit, nuk është pjesë e PD. Doni të bëni pis procesin.

sula hasa debat

Lini një Përgjigje