
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari tha se Kim, gjatë kohës së saj si ambasadore ka përcjellë objektivat dhe ka përfaqësuar interesat e shtetit amerikan.
Ish-deputetja u shpreh se mbase ajo ka pasur një mangësi, pasi gjatë periudhës që Yuri Kim ka qenë në Shqipëri, opozita ka pasur rol më të cunguar. Sipas Hajdarit, ambasadorja Kim është parë më pranë qeverisë.
“Mendoj se reforma zgjedhore duhet të kishte ecur më tepër. Duhet të kishim lista të hapura totalisht dhe duhet të ishte mbështetur ndryshimi i sistemit, në një sistem proporcional me lista të hapura. Në atë kohë unë isha ndër të paktat që e mbështesja këtë iniciativë. Zoti Basha del sot hapur dhe e mbështet, ndërsa në atë kohë nuk e përkrahu e madje e bllokoi”, tha Rudina Hajdari për Euro News.
Lini një Përgjigje