TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Qershor 2023, 21:22

“Mezi e detyruam të dorëhiqej më 6 mars”, Salianji kundër rikthimit të Bashës: Po tenton të rrëmbejë PD

Shkruar nga Pamfleti

“Mezi e detyruam të dorëhiqej më 6 mars”, Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji e ka quajtur një farsë garën e për kreun e ri të PD-së ku marrin pjesë Lulzim Basha dhe Gjergji Hani.

Në një intervistë për Panorama TV, ai u shpreh se meyi u arrit largimi i Bashës më 6 mars nga PD-ja, ndërsa sot po tenton të marrë peng partinë për ta kthyer në shërbim të një individi.

Mbledhja e një grumbulli të caktuar njerëzisht i mbledh kushdo. Në dasma mblidhen më shumë se aq njerëz. Por kjo nuk do të thotë se është këshilli kombëtar i PD. Kjo nuk i bën të kenë tagrin e këshillit kombëtar të PD. Aty kishte një grup demokratësh që kanë një mendim të caktuar. Pashë fytyra të tjera që nuk i kam parë ndonjëherë në PD. Kemi një pengmarrje të vulës së logos për ta kthyer në shërbim të një individi. Ne e kemi detyruar të dorëhiqet kur kemi qenë në mbledhjet e pas 6 marsit. Tani po shpërfaqet për të treguar që kërkon ende t’i bëjë më shumë dëm opozitës dhe demokratëve dhe t’i shërbejnë qeverisë”, deklaroi ai.

Ai tha se në PD nuk ka as zgjedhje dhe as kandidatë por një proces që nuk i shërben demokratëve, por sipas tij i shërben regjimit.

Ç’lidhje ka ky me kandidimin për PD. PD është partia më e madhe e opozitës. Është një parti që edhe në ditën më të keqe mbledh 500 mijë votues. Nuk ka kandidatë, nuk ka proces, nuk ka zgjedhje por një pengmarrje të PD për interesa të regjimit. Në këtë diskutimin e sotëm është e qartë që nuk ka as garë dhe as proces dhe nuk i shërben demokratëve”, tha Salianji.

basha salianji

Lini një Përgjigje