
Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike e cila vijon të mbetet e tensionuar. Ai tha se PD duhet të vuajë ende mallkimin e Sokol Olldashit.
Vangjeli u shpreh se me shumë gjasa Olldashi do të ishte shpallur kreu i partisë nëse do të ishte respektuar legjitimiteti statutor në kohën kur Olldashi kandidoi në vitin 2013 për kreun e PD.
Ai vijoi duke thënë se historia e PD dhe politikës shqiptare do kishte qenë ndryshe nëse Olldashi do të ishte pjesë e politikës.
“Nuk është politike, por që në Ballkan dëgjohet dhe besohet shumë. Jo pak demokratë, duke iu referuar pikërisht këtij momenti ku ju vini gishtin, legjitimiteti i dyshimtë qoftë politik qoftë edhe ,oral, në një garë të sjellë pasoja të paparashikuara. Pasojat i shikojmë, por arsyeja për shumë e shumë demokratë, përmendin një togfjalësh rrëqethës, dramatik. Thonë që gjithçka po ndodh, e thënë në rrafshin e asaj që besohet shumë në Ballkan, të gjithë jemi rritur me mite, thuhet një shprehje: PD vazhdon të vuajë ende mallkimin e Sokol Olldashit, kandidatit, i të cilit nëse do ishte respektuar legjitimiteti statutor i zgjedhjes me shumë gjasa do kishte qenë kryetari i PD në vitin e largët 2013 dhe gjithashtu me shume gjasa historia politike e kësaj partie, e opozitës, por ndoshta edhe politikës shqiptare do kishte qenë ndryshe”, tha Vangjeli për Report Tv.
Kujtojmë se, pak muaj pas garës për kreun e Partisë Demokratike, ish-deputeti, Sokol Olldashi, humbi jetën mbrëmjen e 20 nëntorit 2013 në një aksident automobilistik.
Lini një Përgjigje