TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Qershor 2023, 15:56

3 kanale të RTSH u mbyllën nga Bordi me 28 mars; por vazhdojnë e paguhen 136 punonjës miq të shefave

Shkruar nga Pamfleti
3 kanale të RTSH u mbyllën nga Bordi me 28 mars; por vazhdojnë e
RTSH dhe pensionisti Leka Bungo

Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH, Leka Bungo, i cili ka lindur 10 muaj para çlirimit të Shqipërisë; nuk ka pranuar të marrë pjesë në mbledhje, sepse ka qenë kundër vendimit, mbasi në këto 3 kanale fantazma, ka punësuar edhe familjarë, krushq, fëmijë shokësh, ortakë të tij në programe televizive dhe spiunë që i raportojnë e  “zogëza” që i lëpihen...

Radio- Televizioni Publik Shqiptar, të cilin nuk preferojnë as drejtuesit e tij dhe drejtuesit e shtetit, u grabit shqiptarëve me dhunë, 14 milionë Euro në vit nëpërmjet faturës së energjisë elektrike dhe 6.6 milionë Euro financim nga taksat publike.

Se çfarë batërdie vjedhjesh bëhet në RTSH me fondet, pagat fiktive, honoraret, reklamat, qiratë e antenave dhe sinjaleve, të ardhurat nga shit-blerjet e dokumentarëve e të drejtave televizive etj., i ka zbuluar KLSH çdo vit.

Për të vërtetuar këtë batërdi, sot po publikojmë një vendim të Këshillit Drejtues të RTSH, i cili më 28 mars 2023, ka urdhëruar mbylljen e 3 kanaleve televizive; konkretisht “RTSH Agro”, “RTSH Puls” dhe RTSH-3”.

Në pikën nr. 2 të vendimit të Këshillit Drejtues, thuhet: “Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, por as sot pas 3 muajsh, Drejtoria e RTSH nuk e ka zbatuar, duke i lënë në transmetim “non stop” 3 kanalet “RTSH Agro”, “RTSH Puls” e RTSH-3”.

3 kanale të RTSH u mbyllën nga Bordi me 28 mars; por vazhdojnë e

Nuk i ka mbajtur, se kanë programe cilësore e aktuale, mbasi ato transmetojnë vetëm intervista e dokumentarë të viteve 1995-2010, të shoqërisë primitive kineze e afrikane, luftës Amerikano-Vietnameze, revolucionit kubanez dhe programe bujqësore të para 20 viteve.

Por drejtuesit e RTSH, nuk e zbatojnë vendimin për mbylljen e 3 kanaleve, sepse nuk duan të largojnë nga puna stafet e tyre me 136 punonjës në total, të cilët vetëm fusin e nxjerrin kaseta të gatshme dhe marrin nga 800-1000 Euro paga e kanë në përdorim makina zyrtare.

Lidhur me këtë vendim, për mbylljen e 3 kanaleve të RTSH, që vetëm paga gëlltisin fiktivisht 127 mijë Euro në muaj, Kryetari i Këshillit Drejtues Leka Bungo, refuzoi dhe nuk mori pjesë në mbledhje, sepse në këto kanale televizive ka punësuar edhe familjarë, krushq, fëmijë shokësh, ortakë të tij në programe dhe spiunë që i raportojnë e  “zogëza” që i lëpihen.

Këshilli i RTSH me 8 anëtarë, u mblodh e vendosi që 3 kanalet televizive fantazma të mbylleshin, për të kursyer 1 milionë  e 524 mijë Euro fond pagash që jepen si qoka.

Por ky vendim nuk po zbatohet, mbasi e ka bllokuar Kryetari i Këshillit Drejtues Leka Bungo, cili ia di kimetin milionave që jep për miqtë, shërbëtorët dhe “zogëzat” e tij./Pamfleti

bordi drejtues 136 punonjës 3 kanale rtsh

Lini një Përgjigje