TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Qershor 2023, 14:26

Misteri i zhdukjes së Remzi Hoxhës, Fatos Klosi hedh akuzat e forta ndaj Sali Berishës: Urdhëroi eliminimin e tij, vdiq në duart e SHIK-ut!

Shkruar nga Pamfleti

Misteri i zhdukjes së Remzi Hoxhës, Fatos Klosi hedh akuzat e forta

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka hedhur dritëhije, sa i takon rastit të rrëmbimit dhe zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, ish-kreu i SHISH ka hedhur akuza në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ky i fundit gjatë kohës kur u rrëmbye dhe u torturua deri në vdekje biznesmeni Hoxha ka qenë në pozitat e presidentit të Shqipërisë, por për zotin Klosi, Berisha është ideatori dhe përgjegjësi kryesor për zhdukjen e Remzi Hoxhës, nga Shërbimi Informativ Kombëtar i kohës, drejtuar asokohe nga Bashkim Gazidede. Klosi vijoi më tej, duke theksuar se personat që sot jetojnë jashtë dhe që kanë qenë të implikuar në këtë ngjarje, janë larguar nga Shqipëria me pasaporta diplomatike, të firmosura këto nga Sali Berisha.

Pra, për Klosin Berisha ishte ideatori i kësaj ngjarje të rëndë dhe që u zbatua në praktikë nga SHIK. Duke u ndalur tek kërkesa e djalit të biznesmenit shqiptaro-maqedonas, i cili kërkon zbardhjen e çështjes, ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi deklaroi se edhe pse është një ngjarje e vështirë, pasi ka kaluar kohë dhe provat janë fshehur nga Berisha dhe njerëzit e tij, prokuroria mund ta zbardhë, pasi një pjesë e dëshmitarëve janë gjallë dhe lehtësisht të lokalizueshëm.

-Zoti Klosi, ditët e fundit është rihapur çështja e zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalit akuzoi të enjten në Kuvend ish-kryeministrin Sali Berisha si njeri që urdhëroi torturimin, rrëmbimin dhe vrasjen e zotit Hoxha. Madje socialistët kanë shkuar deri atje sa kanë akuzuar Berishën se ka arritur dy marrëveshje me Millosheviçin në takimin e pretenduar në Shën Naun, që thuhet se është filmuar nga i ndjeri Hoxha andaj dhe ai u eliminua. Njëra nga marrëveshjet kishte të bënte për kontrabandën e naftës, ndërsa tjetra për shit-blerjen e armëve. Sipas jush a është takuar Berisha me Millosheviçin dhe a ekzistojnë këto marrëveshje?

Për të është hetuar për shumë kohë në fakt, që kur ne erdhëm në SHIK është hetuar për atë ngjarje. Të gjithë ata që ishin marr me këtë punë ishin jashtë vendit, sepse Berisha i dha të gjithëve pasaporta diplomatike dhe kishin ikur ata që mund të dinin diçka. U mor prokuroria gjatë dhe mbeti pa u zbuluar as ku ishte trupi i tij, se që ishte vrarë ishte vrarë sepse edhe familja kërkonte trupin. Sipas të thënave të rojeve arritëm që të shkonim deri në Lezhë, pasi atje kishte përfunduar, por kaq nuk është se zbuluam më shumë. Është punuar por rezultate s’ka pasur, por duhen gjetur ata njerëz që u fshehën, pasi ndodhi ngjarja dhe ikën nga Shqipëria. Në atë kohë ngjarje  të tilla nuk bëheshin pa dijeninë e Berishës, sepse ai u ka ngelur në dorë. Ata mbase janë  munduar që të nxjerrin prej tij informacione dhe mbase se kanë kuptuar që ai po vdiste dhe ky është një opinion që thuhej atëherë. Sali Berisha kur ishte presidentin SHIK e kishte si një ndërmarrje të tijën dhe jam i sigurt se Berisha e di se çfarë ka ndodhur, por fakte që kërkonte gjykata ne nuk arritëm që të gjenim. Sa i takon takimit të Berishës me Millosheviçin nuk e di, por kontrabanda nuk ishte një gjë e fshehtë sepse ajo bëhej ditën në diell dhe Berisha ka thënë se naftën e jepte për Kosovën që kosovarët të ngroheshin në dimër. Por, që nuk besoj se për këto gjëra bëhen me marrëveshje por bëhen mbase me një lloj marrëveshje të heshtur dhe përfitojnë të dyja palët. Nuk di për marrëveshje dhe për takimin aktin nëse janë takuar, por që kontrabanda e naftës ishte shkelje dhe Berisha e shkeli këtë, pasi ishte diçka e ndaluar. 

-Si jeni njohur ju për zhdukjen e Remzi Hoxhës dhe a ka qenë i përfshirë SHIK-u i asaj kohe dhe kreu i tij, Bashkim Gazidede në zhdukjen e tij?

Ai në ambientet e SHIK-ut vdiq, kështu që SHIK-u ishte i përfshirë, por se çfarë kërkonte SHIK prej tij ne asnjëherë se morëm vesh se çfarë donte SHIK prej ti, por ne nuk gjetëm asnjë person  me të cilin mund të flisnim se ata që mund të dinin diçka u larguam sepse Berisha i kishte marr masat me kohë.

-Në dijeninë tuaj a e filmoi Remzi Hoxha takimin e Berishës me Millosheviçin?

Këto hamendje janë në fakt, por takime të tilla kur të dyja palët nuk duan që të merret vesh nuk është aq e lehtë që të filmohen. Nuk është gjetur material që të vërtetojë që është kështu, e rëndësishme është që ai vdiq në duart e SHIK dhe nuk ka vdekur duke u gudulisur.

-Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se videon e takimit Berisha-Millosheviç- Gligorov i kishte rënë në dorë edhe ish-deputetit Azem Hajdari, i cili e shantazhonte ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërkohë që gisht në zhdukjen e Remzi Hoxhës, sipas tij, kishte edhe ish-kreu i SHIK, Bashkim Gazidede. Keni ju dijeni për këtë informacion?

Nuk e di në fakt, por Gazidede ishte kreu i SHIK dhe për çdo gjë që ka ndodhur ai e dinte dhe jo  vetëm e dinte, por është edhe përgjegjës. Kurse me takime të tilla nuk u morëm ndonjëherë sepse kishim të tjera telashe të përditshme.

-Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Madje zoti Berisha është shprehur se SHIK-u i drejtuar nga i ndieri Bashkim Gazidede ka ndihmuar tej mase Kosovën. Si i shihni këto deklaratat?

Këtu gënjen ai. Gazidede s’ka pasur asnjë lidhje me Kosovën po mundohet që të justifikohet për gafat që kanë bërë. Ne më kosovarët bashkëpunuam për shumë kohë dhe nuk dëgjuam ndonjëherë histori të tilla. Në takimin e parë që kam bërë unë me një nga më të rëndësishmit e UÇK-së, gjithmonë të trembur nga eksperienca që kishin në SHIK se ishin arrestuar, ishin mbajtur brenda, ata e panë me shumë dyshim kërkesën tonë për të pasur një kontakt të parë. Mezi e pranuan pasi eksperienca e SHIK ku në krye të tij ishte Gazidede kishte lënë përshtypje shumë negative. SHIK i Gazidedes ishte një institucion represiv dhe është përdorur nga Berisha për të gjitha qëllimet e mbrapshta të tij.   

-Si shpjegohet që pas kaq shumë vitesh, kjo ngjarje nuk është zbardhur ende? Dhe në gjykimin tuaj a është e lehtë të zbardhet ngjarja në fjalë?

Nuk ishte një ngjarje e lehtë për t’u zbardhur sepse nuk kishte asnjë dokument dhe ata që dinin diçka ikën kryesisht në Angli. Nga Shqipëria u kërkua që të ekstradohej një prej atyre që mund të ishte përgjegjësi kryesor për këtë ngjarje të paktën nga ajo që ne krijuam idenë, por ai i iku policisë angleze. Ata nuk lanë asnjë gjurmë, çdo gjë u bë ilegalisht nuk u la asnjë gjurmë dhe e bënë të pamundur zgjidhjen e këtij problemi. Unë them se shumica e atyre njerëzve sot janë gjallë dhe mbase prokuroria mbase mund të kërkoj nga INTERPOL ekstradimin e tyre nga vendet ku kanë shkuar. Kjo mund të ishte një rrugë për ta çuar problemin drejt një zgjidhje mbase. Berisha atëherë ishte absolut, SHIK e kishte si institucion privat të tijin dhe shumica e tyre njerëzve që ishin atje ikën. Ka qenë një institucion që është përdorur  shumë në shkelje të të gjithë ligjeve. Kreu i asaj kohë i SHIK, Bashkim Gazidede nga fundi kur filluan revoltat në jug në 1997,u bë gjeneral për të komanduar gjithë fushatën e reprezaljes që do bëhej, por që ajo më pas dështoi. Pak gjëra dimë lidhur me këtë ngjarje, pasi me problemin tamam u mor Prokuroria e Tiranës dhe ne dhamë gjithë ndihmën që mund të jepnim meqenëse në institucionin tonë kishte ndodhur ajo ngjarje, por që nuk ja dolëm./ Gazeta Sot

misteri i zhdukjes së remzi hoxhës fatos klosi sali berisha

Lini një Përgjigje