
Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar videoskandalin e ish kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici ndërsa tha se videoja intime e Gjicit do jetë vetëm fillimi.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se rasti i Kukësit është dëshmia e sundimit të të gjitha formave të korrupsionit. Më tej ish kryeministri shton se ky regjim përveç protestës nuk njeh gjuhë tjetër.
“Rasti tjetër, ai i Kukësit është fytyra e vërtetë e këtij regjimi, është dëshmia e sundimit të të gjitha formave të korrupsionit, përfshi korrupsionin erotik. Është një dëshmi flagrante e një regjimi të kalbur, që ka humbur prej kohësh të drejtën për të qeverisur. Sa të jetë, vetëm skandale do kemi. Duhet të bëjmë gjithçka për të aktivizuar më shumë nervin e protestës antiqeveritare. Ky regjim përveç protestës, nuk njeh gjuhë tjetër. Duhet ta kemi shumë të qartë dhe duhet të qartësojmë te zgjedhësit", tha Berisha.
Lini një Përgjigje