TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Qershor 2023, 11:12

Mesazhi i koduar/ Çfarë fshihet pas konferencës së lamtumirës së Yuri Kim me gazetarët?

Shkruar nga Pamfleti
Mesazhi i koduar/ Çfarë fshihet pas konferencës së
Ambasadorja Yuri Kim, Tiranë, 21 Qershor 2023

Ambasadorja Yuri Kim në mbyllje të mandatit të saj si diplomate në Shqipëri, zgjodhi të organizojë një konferencë për shtyp me gazetarët në ambientet e ambasadës amerikane në Tiranë.

Pas Shqipërisë, Kim do të marrë një detyrë të re në Departamentin Amerikan të Shtetit ku do të ketë përgjegjësi për të gjithë Europën.

Por në fund, ambasadorja amerikane dha edhe një mesazh përse zgjodhi që të organizonte këtë konferencë për shtyp live me gazetarët.

“Në mbyllje, më lejoni të them se arsyeja përse dëshiroja që të kishim së bashku këtë konferencë për shtyp që ta bënim live ta kishim në mënyrë të drejtpërdrejt lidhjen që të mos kisha shqyrtuar pyetjet që ju do të bënit, është që t’ju kujtoj të gjithëve për rolin kritik thelbësor që një media e pavarur ka në një  demokraci, në një vend.

Portalet mediatike mund të jenë biznes por gazetarët kanë përgjegjësi. Puna juaj si gazetarë është që të bëni pyetje të vështira për vendin tuaj. Dhe puna ime dhe puna e çdo zyrtari të lartë është që t’ju përgjigjet pyetjeve me vërtetësi dhe plotësisht. Secili prej nesh përdor teknikat tona. E rëndësishme është që japim përgjigje. Arsyeja është sepse unë ju respektoj ju sepse ju përfaqësoni njerëzit, përfaqësoni popullin.”, deklaroi ambasadorja e SHBA Yuri Kim. 

 

yuri kim konferenca e lamtumirës

Lini një Përgjigje