TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Qershor 2023, 10:42

"Do të vijë dita", Yuri Kim paralajmëron heqjen e vizave me SHBA

Shkruar nga Pamfleti
"Do të vijë dita", Yuri Kim paralajmëron heqjen e
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim

Ditën e sotme ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim në fund të mandatit të saj në Shqipëri po mban një konferencë me gazetarët nga selia diplomatike.

Ajo u shpreh se ka besim se do të vijë dita që do të hiqet vizat për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt SHBA-së.

“Çështja e reformës në drejtësi, çrrënjosja e korrupsionit është kërkesa e SHBA-së që Shqipëria të jetë një aleat më i fortë. Shqipëria mori afganët e pambrojtur. Ishte e para që doli vullnetare. Një shpalosje e jashtëzakonshme. Meritoni respekt të jashtëzakonshëm për atë që keni bërë.

Raportet SHBA-Shqipëri nuk kanë qenë kurrë më të forta. Vizitat nga 3 vite jepen 10 vite. Mbi 24 mijë shqiptarë morën viza 10-vjeçare. Ky është një hap i madh përpara për lidhjet në udhëtimet dhe biznesin. Ndërsa shqiptarët tregojnë se po zbatojnë rregullat për viza, kam besim që do të vijë dita që nuk do të kërkohet më fare vizë” tha ajo.

Ambasadorja amerikane pak muaj më parë informoi se deri më tani janë pajisur me viza 10-vjeçare mbi 22 mijë shqiptarë, ku thekson se nëse respektohen rregullat e vizave më shumë shqiptarë do të kenë mundësinë të udhëtojnë drejt Amerikës për arsye si vizita familjare ose që të krijojnë marrëdhënie biznesi.

 

yuri kim vizat 10-vjeçare

Lini një Përgjigje