Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka dhënë një mesazh sot për Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiçin.
Kim tha se dy palët duhet të marrin në konsideratë vendet mike dhe mos të veprojnë me ego personale sepse problemi nuk është personal, por kombëtar.
“Pozicioni i SHBA-ve është i qartë. Liderët e Kosovës dhe Serbisë pranuan për drafin e asociacionit, por jo vetëm në këtë po për rrugën përpara qe do të përfundojë me njohjen e Kosovës. Nuk besoj se do duhet të rikujtohet sesa shumë besojnë SHBA tek Kosova. Afeksioni dhe angazhimi që ne kemi për një Kosove të pavarur. Nëse ju duhet provë, shkoni pak pas, disa vite më pas. Problemi është cilat janë hapat dhe sekuencat që duhen ndjekur që dy palët të lëvizin përpara. Dhe kjo është një kohë që liderët të lënë mënjanë ego dhe të mendojnë për krenarinë kombëtare. Për atë që u thonë miqtë e tyre dhe ta marrin në konsideratë atë që u thonë miqtë e tyre.”- tha Kim.
Tre zyrtarë kufitarë janë rrëmbyer me 14 qershor nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vijën kufitare në veri të Kosovës. Policia ka bërë të ditur se njësia policore ka qenë në detyrë thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale. Tre policëve të rrëmbyer nga forcat serbe të premten (16 qershor) u është shqiptuar masa e paraburgimit.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës, të arrestuar në veri nga forcat serbe.
Lini një Përgjigje