Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim po jep sot konferencën e saj të lamtumirës. Gjatë fjalës së saj Kim tha se ka përmbushur 3 qëllimet e saj, në demokraci, mbrojtje dhe biznes.
“Gjatë këtyre 3 viteve kam patur ndrin të përfaqësoj presidentin në Shqipëri. Si një ambasadore e re e etur për të theksuar lidhjen e veçante mes Shqipërisë dhe SHBA, plotësova misionin e tim. Gjatë këtij misioni jam mirënjohëse që e njoha këtë vend, vizitova 61 bashkitë e tij dhe si çdo ambasador të jap kontributin tim në demokraci, mbrojtje dhe biznes. Shqipëria ka bërë përparime të mëdha, sidomos në drejtësi që i dha mundësinë të hapte zyrtarisht negociatat për BE.”- thotë Yuri Kim.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim, në një konferencë për mediat nga Ambasada Amerikane u shpreh se SHBA është e vendosur për të mbështetur përparimin e Shqipërisë.
Gjithashtu ajo theksoi se vendi ka ndërmarrë reforma të rëndësishme, duke veçuar atë në drejtësi, për të cilën theksoi se ka pasur rezultate pozitive edhe pse shtoi se ka ende shumë punë për të bërë.
“Shqipëria ka ndërmarrë reforma të vështira, veçanërisht ajo në drejtësi. Ajo po jep rezultat. Edhe pse ka shumë punë për të bërë. Ne nuk do të ndalemi kurrë duke mbështetur Shqipërinë, ndërsa kemi forcuar demokracinë në vend. Bashkëpunimi ynë për mbrojtjen ka sjellë rezultate të mira”, u shpreh ambasadorja amerikane Kim, duke shtuar: “SHBA ka afruar 50 mln dollarë për mbrojtje kibernetike, duke shtuar se kjo është paketa më e madhe e ofruar ndonjëherë”-tha ndër të tjera Kim.
Lini një Përgjigje