TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Qershor 2023, 21:14

Lulzim Basha kërkon rikthimin në krye të PD, dorëzon zyrtarisht kandidaturën

Shkruar nga Pamfleti

Lulzim Basha kërkon rikthimin në krye të PD, dorëzon

Lulzim Basha ka kërkuar zyrtarisht kthimin në krye të PD. Edhe pse deri më sot nuk e kishte deklaruar me gojën e tij një gjë të tillë, sot ai ka dorëzuar zyrtarisht kandidaturën për të qenë pjesë e zgjedhjeve të 29 korrikut.

Në mesditë u mblodh Këshilli Kombëtar i PD, i cili zyrtarizoi mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin. Edhe pse pati kritika dhe kundërshti, 29 korriku u vulos si data kur do votohet për kreun e ri. Ndërkohë sot ishte afati për dorëzimin e kandidaturave. Basha ishte në Londër dhe mësohet se pas kthimit ka dorëzuar formularin duke u bërë në këtë mënyrë kandidati i dytë që shfaq interes. Më herët ka dorëzuar kandidaturën Gjergj Hani. Pra duket se do kemi një proces formal, i cili do i mundësojë Bashës që të marrë drejtimin e partisë.

Këshilli Kombëtar ka sjellë dhe përplasje brenda PD-së që ka vulën. 7 deputetë dolën me një deklaratë dhe u shprehën se ai u mblodh në kundërshtim me Statutin. 

Me përgjegjësinë për të mbrojtur interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, konstatojmë se sot nuk ka patur një mbledhje legjitime të Këshillit Kombëtar të PD. Duke e konsideruar antistatutor rezultatin e takimit të sotëm, për të shmangur një tjetër ngërç në PD, për të ndalur përçarjen e mëtejshme të Partisë Demokratike, si dhe për të garantuar forcimin e Partisë Demokratike, deklarojmë se: Duke nisur nga sot do të ndërmarrim iniciativën për të kontaktuar individualisht dhe vlerësuar vullnetin e secilit anëtar legjitim të Këshillit Kombëtar mbi situatën në Partinë Demokratike dhe do të vazhdojmë përpjekjet për forcimin e Partisë Demokratike, të bindur se aktet përçarëse, përjashtimet, njëanshmëria dhe nxitimi, nuk ndihmon në ringritjen e PD”, shprehen ata.

Pra duket se Basha me rikthimi në krye të partisë nuk do të ketë më një PD si ajo që la. Në Këshillin Kombëtar shkuan vetëm 7 deputetë dhe përveç grupit të Berishës, tani është krijuar dhe një grup që është kundër të dyve.

basha pd

Lini një Përgjigje