TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Qershor 2023, 19:08

Veliaj injoron ligjin dhe betohet aty ku celebron dasmat, reagon opozita: Nuk mund të shmangë Këshillin Bashkiak

Shkruar nga Pamfleti

Veliaj injoron ligjin dhe betohet aty ku celebron dasmat, reagon opozita: Nuk

Një rast i paprecedentë ka ndodhur sot në Bashkinë e Tiranës. Erion Veliaj u betua sot për mandatin e tretë, por në fakt ai nuk zgjodhi ta bënte këtë në Këshillin Bashkiak, por në tarracën e bashkisë, aty ku celebron dasmat.

Këshilltarët e opozitës e quajnë të paligjshëm betimin e tij, pasi sipas tyre betimi duhej të bëhej në Këshillin Bashkiak.

Këshilltari Ilir Alihmehmeti thotë se është e paprecedentë që kryetari i zgjedhur refuzon të betohet siç e parashikon ligji para Këshillit Bashkiak.

E paprecedentë nga Bashkia Tiranë! Kryetari i zgjedhur i Bashkisë refuzon të betohet siç e parashikon ligji dhe rregullorja në fuqi. Njoftimi i nisur nga vetë Bashkia Tiranë, pika 6 e rendit të ditës për mbledhjen e parë, flet qartë ku duhet të betohet Kryetari i Bashkisë. Neni 18, mbi mandatin e kryetarit, thotë se: Pika 1: Shpallja e vlefshmërisë dhe betimi i Kryetarit bëhet në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak. Pika 3: Ushtrimi i mandatit të Kryetarit fillon në çastin kur bën betimin përpara Këshillit Bashkiak”, thuhet në reagimin e Ilir Alimehmetit.

Endrit Braimllari shprehet se betimi në tarracë thellon paligjshmërinë dhe tenton të ulë autoritetin e Këshillit Bashkiak që përfaqëson qytetarët e Tiranës

Turp i madh Erion Veliaj betohet ne tarracë dhe jo në sallën e këshillit bashkiak ku e përcakton ligji dhe rregullorja. Betimi i Erion Veliaj në tarracë thellon paligjshmërinë dhe tenton të uli autoritetin e Këshillit Bashkiak që përfaqëson qytetarët e Tiranës. Ky vendim poshtëron qytetarë të cilët duan transparencë. Sindroma e frikës nga hajdutëria dhe bunkerizimi e udhëheq kudo”, tha ai.

Edhe Tedi Blushi nuk ndali kritikat: “Erion Veliaj refuzon të betohet para anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, në shkelje të rregullores, ligjit, procedurave dhe traditës. Ky “betim” në një “ambient dasmash”, vijim i precedentit të betimit të gjyqtares kushtetuese tek Lana është nul dhe i papranueshëm! Asnjë surprizë nga një Kryetar i zgjedhur me vota të blera, ekzemplar në paligjshmërinë që e karakterizon!  Partia e Lirisë e vendosur në mbrojtje të ligjshmërisë dhe interesit qytetar!”.

 

 

veliaj ligji dasma

Lini një Përgjigje