TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Qershor 2023, 17:58

“Asnjë nuk do të lëshojë kalin”, Alfred Moisiu “shuplakë” politikës: Kanë helmuar dhe korruptuar drejtësinë

Shkruar nga Pamfleti

“Asnjë nuk do të lëshojë kalin”, Alfred Moisiu

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu ka kritikuar ashpër politikanët për gjuhën jo etike të përdorur mes tyre.

Sipas tij, ky është një defekt shumë serioz pasi gjuha që përdorin për të sulmuar njëri-tjetrin është e rëndë dhe vetëm ngrenë akuza.

“Klasa jonë politike ka një defekt shumë serioz. E para asnjë nuk do të lëshojë kalin. Shikoni shtete e tjera të rajonit u ndryshuan. Ne nuk duam të ecim. Nuk kam dëgjuar një votim që të thonë, u bë votimi fitove të lumtë dhe secili në punën e vetë. S’kam dëgjuar që pas një votimi mos thonë u vodh. Të shkojmë pas programit jo pas njeriut”, u shpreh ish-presidenti.

Ai u ndal edhe tek marrëdhëniet e politikës me organet e drejtësisë i cili tha se politika e ka korruptuar drejtësinë.

“Politika është në rolin e akrepit, ka lëshuar helm, për ta helmuar drejtësinë dhe e ka korruptuar drejtësinë. Si ekonomikisht si politikisht”, tha Moisiu gjatë takimit me studentët e drejtësisë në Shkodër.

alfred moisiu politike gjuhe joetike

Lini një Përgjigje