
Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar u shpreh se procesi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së do të vijojë.
Ajo bëri me dije se në mbledhjen e sotme janë zgjedhur 8 anëtarët e komisionit zgjedhor.
“Ne zgjodhëm 8 anëtarët e Komisionit zgjedhor, procesi për kryetarin do të vijojnë. Çdo anëtar i Këshillit Kombëtar kanë të drejtën të mbajnë qëndrimin e tyre. Referojuni statutit. Teknikalitetet janë të botuara. Sekretari i përgjithshëm ka kërkuar të mblidhet Këshillin Kombëtar. Si një njeri që e dua dhe e çmoj shumë. Më vjen keq që ju e quani refuzim, por kjo nuk nënkupton që partia ka luksin të humbë ndonjë anëtar të saj. Partia jonë ka qenë pjesë e këtyre institucioneve”, tha Açka në një deklaratë për mediat.
Lini një Përgjigje