TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Qershor 2023, 14:57

"Basha dhe Berisha të bëjnë hapa pas", Rudina Hajdari: Ambicie e sëmurë për të qenë në krye të PD-së

Shkruar nga Pamfleti

"Basha dhe Berisha të bëjnë hapa pas", Rudina Hajdari:

Ish deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka deklaruar se ish-kryetari Lulzim Basha dhe ish kryeministri Sali Berisha duhet të bëjnë hapa pas në mënyrë që e djathta shqiptare të jetë alternativë përballë kryeministrit Edi Rama.

Hajdari theksoi se protestat po ashtu, mund të jenë mjeti i duhur për zgjidhjen e situatës.

Në një kohë kur PD është ndarë në tre kampe, Hajdari i ka cilësuar si iniciativa personale të individëve të caktuar përpjekjet e fundit të asaj pjesë të së djathtës zyrtare që kërkon mbajtjen e zgjedhjeve për kreun e ri.

Sa i përket kthimit të Lulzim Bashës në skenën politike, Rudina Hajdari shprehet se taktikat politike të ish-kryetarit janë lehtësisht të lexueshme.

Rikthimin e shikoj si një parashikim që është bërë qoftë edhe nga analistë të ndryshëm. Në llojin e tij të politikëbërjës, është amator. Është konsumuar ai dhe Rama. Dëshira e tij për t’u rikthyer, një ambicie e sëmurë për të qenë në krye të PD. Ndërkohë që asnjë nuk e do.”, tha Hajdari.

Edhe pse ajo vetë është rreshtuar në krahun e demokratëve që mbështesin Sali Berishën, Hajdari bëri thirrje që të dy si ish-kryeministri ashtu edhe Lulzim Basha të bëjnë hapa pas dhe t’u lënë vendin figurave të reja në PD.

rudina hajdari basha berisha pd

Lini një Përgjigje