TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Qershor 2023, 14:02

Miratohet rezoluta, Këshilli Kombëtar i PD hap rrugën për zgjedhjen e kryetarit; të pranishëm 7 deputetë

Shkruar nga Pamfleti

Miratohet rezoluta, Këshilli Kombëtar i PD hap rrugën për

Partia Demokratike ka mbledhur sot Këshillin Kombëtare, me qëllim që të hapet rruga e zgjedhjeve për kryetarin. Pavarësisht debateve dhe përplasjeve brenda PD zyrtare, këshilli ka siguruar kuorumin e nevojshëm. Mësohet se po marrin pjese 197 anëtarë nga 329 në total. Pra të pranishëm janë më shumë se gjysma e anëtarëve.

Në këtë Këshilli nuk marrin pjesë 17 anëtarë të grupit parlamentar, të cilët pretendojnë se Këshilli u mblodh në shkelje të statuti. Ishte vetë Gazmet Bardhi i cili doli kundër kësaj mbledhje, por duket se Këshilli është mbledhur dhe pritet të dilet me disa vendime në fund të takimit.  

Miratohet rezoluta, Këshilli Kombëtar i PD hap rrugën për

Ndërkohë të pranishëm në Këshill janë 7 deputetë, që kanë qenë më herët pro 29 korrikut, kanë shkuar në mbledhjen e Këshillit. Merita Bakiu, Eralda Tase Bano, Kreshnik Collaku, Seladin Jakupllari, Flutura Açka, Enkelejd Alibeaj dhe Arbi Agalliu pritet të votojnë pro mbajtjes së zgjedhjeve për kryetarin e PD-së në 29 korrik.

Ndërkohë mësohet se është miratuar dhe një rezolutë, e cila hap rrugën e zgjedhjeve.

Miratohet rezoluta, Këshilli Kombëtar i PD hap rrugën për

REZOLUTË E KËSHILLIT KOMBËTAR TË PARTISE DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, i mbledhur sot, në 20 qershor 2023, si organi më i lartë i Partisë Demokratike midis dy Kuvendeve, në përmbushje të përgjegjësive të veta politike dhe statutore, diskutoi mbi situatën në Partinë Demokratike duke vërejtur me shqetësim zhvillimet politike dhe përpjekjet për të anashkaluar dhe tejkaluar konsultimin, diskutimin dhe vendimmarrjen e Këshillit Kombëtar veçanërisht pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, 2023.

Këshilli vlerëson se në këto momente përcaktuese për të ardhmen dhe ekzistencën e Partisë Demokratike është përgjegjësi e gjithsecilit, që nga anëtari më i thjeshtë e deri në organet drejtuese dhe përfaqësuese të saj, të veprojnë me pjekurinë, maturinë dhe vullnetin e duhur në shërbim të ngritjes, forcimit dhe shndërrimit të Partisë Demokratike në alternativë vlerash e parimesh që duhet të rezonojë me nevojat e shoqërisë shqiptare.

Këshilli Kombëtar, duke analizuar dhe reflektuar mbi ngjarjet dhe zhvillimet politike, mbi vendimmarrjet e munguara ose të vonuara nga organet drejtuese të Partisë Demokratike në harkun 1S muajve të fundit, konkludon se vetëm riorganizimi përmes një procesi zgjedhor transparent duke filluar me zgjedhjen e kryetarit të partisë dhe organeve të tjera drejtuese e organizative i shërben dhe mundëson ringritjen e Partisë Demokratike, aksionit të saj politik dhe përgatitjen për përballjen e ardhshme elektorale.

Këshilli Kombëtar vëren se demokratët sot më shumë se kurrë kërkojnë vetëm të dëgjohet zëri dhe vullneti i tyre përmes votës, në shërbim të zgjidhjeve më të drejta për fuqizimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike si një parti që ruan vlerat dhe parimet euroatlantike me akte, jo me fjalë, një parti në bashkëpunim dhe aleancë të plotë me partnerët strategjikë, SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Europian.

Këshilli Kombëtar për sa më sipër, në mbështetje të vendimmarjeve të Kryesisë së Partisë Demokratike ju bën thirrje të gjithë anëtarëve, drejtuesve dhe përfaqësuesve demokratë të angazhohen vendosmërisht duke i shërbyer të ardhmes së Partisë Demokratike dhe projektimit të saj si e vetmja forcë që mund të sjellë ndryshim.

Tiranë më 20/06/2023

keshilli kombetar pd

Lini një Përgjigje