Është krejt mister roli i amerikanëve në këtë situatë...
Bastisja nga policia shqiptare e kampit të muxhahidinëve iranianë në Manëz të Durrësit, është bërë pikërisht ditën që do të mbahej tubimi i madh vjetor kundër regjimit Iranian të mullahëve.
Pikërisht çdo 20 qershor, si në Paris ku ndodhet kupola drejtuese e Këshillit të Rezistencës së Iranit, ashtu edhe në Manëz ku ndodhen të gjithë anëtarët e opozitës iraniane, përkujtohet dita e masakrës ndaj tyre prej regjimit të Teheranit dhe mbahet një fjalim politik.
Më 17 qershor, policia e Parisit ka urdhëruar që të ndalohet tubimi i përvitshëm i 20 qershorit.
Ndërkaq, në Shqipëri policia nuk ka vepruar kështu, por sipas gjasave, dhe sipas mënyrës tipike hilanjose. Kanë futur ndonjë gjë të dyshimtë brenda. E kështu është stisur kërkesa për të bastisur kampin Ashraf në Manzë me dyshimin për të kapur provat e sulmeve terroriste nga kompjuterët e pleqve opozitarë të Iranit që jetojnë në Shqipëri me shpenzimet e tyre që nga viti 2014.
Mirëpo, bastisja e policisë është bërë e beftë, pa u konsultuar me ta dhe ka provuar tension e përplasje. Është përdorur gazi lotsjellës, e muxhahidinët thonë se ka edhe një të vdekur nga gazi. Madje japin edhe emrin e tij, Ali Mostashari, e premtojnë se do të shpërndajnë edhe foton.
Operacioni i policisë është bërë me zhurmë për të demonstruar pikërisht mënyrë violente të tij, për të bërë një spektakël, që nuk dihet se kujt do t’ia reklamojë Edi Rama.
Fakt është se nëse policia do të hynte duke negociuar së pari me muxhahidinët, e gjithë kjo zallamahi krejt e shëmtuar nuk do të kishte ndodhur.
Burime dioplomatike bëjnë të ditur se qeverisë shqiptare i është kërkuar ndalimi i tubimit të 20 qershorit nga Parisi zyrtar. Gjasat janë të ketë pasë edhe një telefonatë direkte mes Edi Ramës e Emanuel Macron. Por ky spektakël i shëmtuar është bërë për të treguar një sinjal në Lindje të Mesme, ku Edi Rama prej kohësh ka hyrë në klubin e sheikëve. Nuk përjashtohet që të jetë kërkuar edhe nga Erdogan, i cili ka marrë përsipër të pajtojë Arabinë Saudite me Iranin, e kohët e fundit dy shtetet më të fuqishme dhe më armike të Gjirit Persik kanë thyer akujt me njëri-tjetrin.
Nëse ata nuk kanë dhënë lejen, e Rama e ka bërë thjesht me kërkesën e Francës, e cila kërkon një rol protagonizmi në Lindjen e Mesme, atëherë situata do të bëhet edhe më problematike.
SHBA deri tani nuk ka lëshuar asnjë deklaratë, as pro e as kundër.
Muxhahidinët në Shqipëri kanë ardhur direkt nga Departamenti i Shtetit, i cili i ka mbrojtur dhe sjellë këtu për t’i strehuar. Por muxhahidinët janë lutëtarë të sprovuar dhe këtu nuk kanë qëndruar kot, vazhdimisht kanë luftuar me propagandë dhe luftë kibernetike kundër regjimit të mullahëve. Por edhe pse kanë krijuar trazira herë pas here, nuk kanë mundur dot të rrëzojnë regjimin atje./Pamfleti
Lini një Përgjigje