TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Qershor 2023, 21:31

Xhaçka “preket” nga largimi i Yuri Kim: E trishtë të shohësh një mike të largohet

Shkruar nga Pamfleti

Xhaçka “preket” nga largimi i Yuri Kim: E trishtë

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim, në kuadër të përfundimit të misionit të saj në Tiranë.

Takimin e ka bërë të ditur vetë Xhaçka me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, ku shprehet se  është e trishtueshme të shohësh një mike të mirë të largohet.

Një reagim i habitshëm ky duke pasur parasysh se në kohën kur ambasadores i afati i rregullt i mandatit të saj, ishte Xhaçka ajo që nxitoi të njoftonte se DASH ka nisur proceduar për zëvendësimin e Kim. Një deklaratë e cila trazoi marrëdhëniet mes qeverisë dhe ambasadës.  

Më tej në psotimin e saj, Xhaçka falenderoi ambasadoren Kim për punën e bërë në Shqipëri, teksa i uroi suksese në misionin e ri në postin e lartë të DASH.

Mik prita sot Ambasadoren Yuri Kim në vizitën e saj të fundit si Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Është e trishtueshme të shohësh një mike të mirë të largohet. Kemi punuar shumë së bashku për avancimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona dhe i jemi mirënjohës Yurit që me zemër ka punuar për interesin më të mirë të Shqipërisë. I urova gjithë të mirat në misionin e saj të ri e të rëndësishëm. E sigurtë që rrugët tona do të kryqëzohen sërish në të ardhmen”, shkruan Olta Xhaçka.

 

xhaçka kim takim

Lini një Përgjigje