TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Qershor 2023, 14:05

Berisha del në mbrojtje të muxhahedinëve: Masakër, policia e Ramës vrau iranianin

Shkruar nga Pamfleti

Berisha del në mbrojtje të muxhahedinëve: Masakër, policia e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbrojtur sot muxhahedinët, ndërsa ka deklaruar se policia e shtetit vrau një anëtar të MEK-ut brenda kampit në Manzë.

Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se brenda kampit mund të ketë të infiltruar të regjimit të Teheranit, ndërsa shton se dënon me ashpërsi ndëshkimet kolektive. Më tej, sih kryeministri shton se Rama sulmoi anëtarët e kampit Ashraf 3 pasi sipas tij ata nxorën në treg të dhënat e SHISH.

“Dënojë me ashpërsi terrorin fizik dhe psikologjik që është ushtruar ndaj muxhahedinëve. Dënoj dhunën e egër fizike, e cila ka pasur pasojë, gjer tani një të vdekur. Me plagë të shumta. Mbi 40 të plagosur. Një pjesë e të cilëve janë në spitalet e vendit. Dënoj veprimet dhe i konsideroj banditeske.

Të gjitha objektet e konfiskuara janë marrë pa lënë asnjë dokument. Asnjë procesverbal. PD dënon terrorizimin ngado që vjen. Nuk përjashtojmë mundësinë që brenda muxhahedinëve të ketë edhe të infiltruar, terroristë të regjimit të ajetollahëve, por PD nuk pranon ndëshkime kolektive dhe këtë që ka ndodhur sot. Një masakër në kampin e Manzës. Sulmet kibernetike nga regjimi i Iranit janë një e vërtetë. Por para këtyre sulmeve nuk ishte Garda e Iranit që sulmoi sistemet dixhitale shqiptare, por i sulmoi Rama me falangat e tij të krimit që nxorri në treg të gjitha të dhënat për punonjësit e SHISH dhe duke dëmtuar edhe interesat e shërbimeve sekrete të NATO-s në tërësi”, tha Berisha.

 

berisha muxhahedine policia e rames iranian

Lini një Përgjigje