TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Qershor 2023, 17:31

Aksioni në kampin e MEK, Bledi Çuçi: Policia veproi sipas ligjit, e patolerueshme dhuna ndaj efektivëve tanë

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni në kampin e MEK, Bledi Çuçi: Policia veproi sipas

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi e ka quajtur të papranueshme dhunën dhe rezistencën e Muxhahedinëve ditën e sotme ndaj policisë së shtetit, e cila ushtroi një kontroll në kampin “MEK” me urdhër të Prokurorisë së Tiranës.

Në një konferencë për shtyp lidhur me rastin, Çuçi shtoi se anëtarët e MEK janë marrë përsipër nga shteti shqiptarë vetëm për tu strehuar dhe se atyre nuk ju lejohet të kryejnë organizime politike, sipas marrëveshjes që është bërë nga të dy palët.

Ai shtoi se operacioni i SPAK në kampin e Muxhahedinëve në Manëz është nisur duke u bazuar në shkeljet që anëtarët e organizatës MEK kanë bërë ndaj marrëveshjes që kanë me qeverinë shqiptare.

Çuçi tha se anëtarët e organizatës duhet vetëm të zbatojnë urdhrin e gjykatës për kontrollin e policisë dhe jo të bënin atë lloj reagimi. Ai u shpreh se iranianët kanë shkelur kodin e mikpritjes së shqiptarëve. 

Për të sqaruar disa aspekte në kontrollin që është ushtruar sot në MEK. Dua t’iu them që ndihem i keq ardhur edhe madje i indinjuar me reagimin e anëtarëve të organizatës MEK ndaj policisë së shtetit gjatë aksionit. Ndihem i keqardhur se Shqipëria u ka ofruar gjithçka që lidhet me strehimin e tyre për qëllim humanitar sipas marrëveshjes. Iu ka ofruar ndihmë, siguri, madhe iu ka ofruar edhe mbrojtje ndaj kërcënimeve që vinin nga shërbimet sekrete të Iranit. Ata për më shumë se 3 mijë ditë kanë jetuar në siguri të plotë në garancinë tonë. E paimagjinueshme dhuna dhe reagimi që kanë bërë ndaj Policisë së Shtetit. Kemi pasur shqetësim për mosrespektim të marrëveshjes.

Aktiviteti i tyre politik kohët e fundit ka tërhequr vëmendjen e SPAK e cila ka nisur më shumë se një çështje penale me këtë gjë. Asnjë nuk ka të drejtë të kundërshtojë vendimet e gjykatë. Duhet të biem dakord që jo vetëm është shkelje ligjore për këdo që jeton në Shqipëri por edhe një lloj thyerje e kodit të mikpritjes që ne u kemi ofruar atyre. Që të jemi të qaartë, organizata MEK ka marrëveshje me qeverinë shqiptare për t’u strehuar në Shqipëri vetëm për qëllime humanitare. Atyre u ndalohet të kryejnë çdo lloj aktiviteti politik. Herë pas here kemi pasur shqetësime për mosrespektimin e marrëveshjes.

Kanë qenë publike aktivitetet politike të tyre por kjo tashmë kohët e fundit, ka tërhequr vëmendjen e Prokurorisë së Posaçme të SPAK që ka filluar më shumë se një çështje penale lidhur me këtë gjë. Ashtu siç duhet të veprojë çdo institucion ligjzbatues në Shqipëri SPAK-u kur ka pasur dyshime i është drejtuar gjykatës për të bërë një kontroll brenda kampit që është territor shqiptar si gjithë të tjerat. GJKKO mori vendimin brenda gjithë ligjeve për kontrollin dhe konfiskimin e pajisjeve.  Askush në Shqipëri, përfshirë edhe anëtarët e organizatës së MEK që janë strehuar për qëllime humanitare, nuk ka të drejtë të kundërshtojë vendime e gjykatës. Prandaj ndjehem i keqardhur për këtë reagim të shumë prej anëtarëve të kësaj organizate ndaj policisë së shtetit”, tha Çuçi.

Çuçi policia mek

Lini një Përgjigje