TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Qershor 2023, 18:19

“Kontrolli i policisë u krye me urdhër të Iranit”, Çuçi u përgjigjet muxhahedinëve: Aludime keqdashëse

Shkruar nga Pamfleti

“Kontrolli i policisë u krye me urdhër të Iranit”,

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është përgjigjur lidhur me aludimet e kampit MEK se kontrolli i sotëm nga Policia e Shtetit është marrë me urdhër të Iranit.

Çuçi u shpreh se ky është një aludim keqdashës për konsum politik, teksa theksoi se Shqipëria i ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Ai shtoi se nuk është qeveria shqiptare që ka ndërhyrë në kampin e MEK, por është gjykata ajo që ka urdhëruar ndërhyrjen.

“Ne nuk kemi pasur asnjëherë probleme me shtete, qoftë fqinj apo vende të tjera. Ne jemi vend paqësor. Gjithmonë e të sigurt në hapjen tonë, për këdo që aludon se ne mund të jemi shtrënguar për këto veprime nga vende të tjerë, qoftë këtu edhe nga Irani, është pretendim i paargumentuar, se qeveria shqiptare nuk është ajo që ka ndërhyrë në kampin e MEK, por gjykata që ka urdhëruar ndërhyrjen. Është shumë i qartë qëndrimi ynë ndaj regjimit të Iranit, vjeshtën e vitit të kaluar kemi ndërprerë edhe marrëdhëniet diplomatike. Aludimet janë keqdashëse dhe vetëm për konsum politik. Veprimet ndaj efektivëve janë të pa tolerueshme, ata janë në Shqipëri me angazhimin që s’do kryejnë asnjë aktivitet politike, asnjë protestë dhe do zbatojnë ligjet e shtetit shqiptar. Ne i kemi plotësuar detyrimet tona ashtu siç ne dimë ta bëjmë në bazë të kodit tonë të mikpritjes. Madje unë i kam lënë një person përgjegjës nga ministria në mënyrë që të jetë pranë për çdo lloj halli dhe problemi që mund të kenë me çdo zyrë apo institucione në Shqipëri. Thyerje e drejtpërdrejtë e marrëveshjes që ne kemi bërë me ta”, u shpreh Çuçi gjatë konferencës për shtyp.

bledi cuci muxhahedine iranit urdher

Lini një Përgjigje