TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Qershor 2023, 19:53

“Mbledhja e Këshillit të PD-së, legjitime”, Zekthi: Politika e interesave personale të marrë fund

Shkruar nga Pamfleti

“Mbledhja e Këshillit të PD-së, legjitime”, Zekthi:

Anëtari i Kryesisë së PD-së Fitim Zekthi tha se mbledhja e sotme e Kryesisë së Partisë Demokratike plotëson të gjitha kushtet e partisë si dhe është aprovuar nga shumica. Ai shton se përpjekjet për ta bojkotuar janë spërdredhje të panevojshme pa asnjë bazë ligjore.

“Kam dëgjuar shumë akuza të cilat nuk na çojnë askund. Janë akuza irracionale. Është koha që politika e inateve dhe konflikteve, apo e interesave personale të marrë fund, pasi nuk na çon askund. Këshilli Kombëtar funksionon se duhet të ketë 150 anëtarë, por ai sot ka më shumë se kaq. Ndaj pretendimi i tyre se Këshilli nuk është i ligjshëm është i pavërtetë dhe i pabazuar në asnjë shifër dhe të dhëna”, u shpreh për ‘Ora News’ Fitim Zekthi.

fitim zekthi mbledhje keshilli

Lini një Përgjigje