TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Qershor 2023, 20:34

Ndërhyrja e policisë në kampin e MEK, Tritan Shehu: Ngjarje e shëmtuar dhe e qëllimshme për të bërë zhurmë

Shkruar nga Pamfleti

Ndërhyrja e policisë në kampin e MEK, Tritan Shehu: Ngjarje e

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu tha se situata që ndodhi sot në kampin e MEK ishte e panevojshme dhe e qëllimshme për të krijuar zhurmë.

Ai u shpreh se justifikimet e policisë nuk janë bindëse për të justifikuar këtë ndërhyrje, teksa shtoi se ishte një ngjarje që duhet të evitohej.

“Nga shpjegimet e policisë, unë them se nuk janë bindëse për të justifikuar këtë ndërhyrje. Unë nuk bëj bilancet, por pashë të plagosur në spital. Kjo nuk duhet të ndodhte. Ishte e shëmtuar ajo që ndodhi. Ishte dhunë e panevojshme. Policia ka shumë mjete të tjera për të vepruar. Ishte një ngjarje që duhet të evitohej. Perceptimi im është se ka qenë një veprim i qëllimshëm për të bërë zhurmë dhe të marrë këto dimensione.

Ka diçka që nuk shkon me linjat tona të politikës së jashtme prej vitesh. Një veprim i tillë ka qenë i qëllimshëm. Djegia e dokumenteve nuk justifikon atë ndërhyrje. Justifikimet tregojnë se diçka tjetër fshihet mbrapa. Janë justifikime qesharake, kur policia thotë se dikush po digjte një thes”, tha deputeti i PD-së për ‘News 24’.

tritan shehu nderhyrje policia

Lini një Përgjigje