
Për gjendjen në të cilën ndodhet Partia Demokratike, mes tyre edhe rikthimi i Lulzim Bashës, deputetja Flutura Açka fajëson 3 emra në parti, Gazment Bardhin, Enkelejd Alibeajn dhe Jorida Tabaku.
Në një intervistë për emisionin “Debat” në “A2 CNN”, ajo tha se fakti që asnjë nga tre të lart përmendurit nuk u bën dot lider, solli rikthimin e Bashës. Açka shtoi gjithashtu se ju ka bërë thirrje kolegëve që miratonin një rezolutë ku kërkonin distancimin e Bashës nga PD-ja.
“Jo, sepse nëse Lulzim Basha përfiton nga kjo gjë, nuk është faji i Bashës, është faji unë që Basha e gjeti në këtë gjendje PD, është fati i këtyre djemve që nuk janë rritur politik, lider, nuk bënë asgjë, ne nuk e bëmë PD. Duke përfshirë, Enlelekd Alibeaj, Bardhin dhe Tabakun, nuk kishim pse ta zgjidhnin sot, kërkesa ime ka qenë me muaj të tëra. U kam thënë nëse doni ta çoni PD përpara, dilni me një rezolutë që Basha të distancohet, mu hodhën në fyt, mendova se ato do ktheheshin në liderë nuk u bënë, paaftësia e tyre, mënyra e retorikës së fjetjes ka çuar në krijimin e shtratit të Lulzim Bashës”, tha Açka.
Ajo pranoi se nuk është plotësisht dakord me rikthimin e Lulzim Bashës dhe dëshirës së tij për të rimarrë kreun e PD.
“Unë kam një lloj keqardhje që ai do të kthehet në PD, në kushtet kur është kthyer PD, ne jemi akoma në formim e sipër, do na duhet shumë për ta çuar këtë parti përpara, do jetë një provë shumë e fortë, sepse në këtë gjendje, në ato kushte, në mënyrën, si ka ikur ai, si është carë partia dhe mënyra se si po e marrim, do jetë e vështirë për Bashën”, shtoi Açka.
Mes të tjerave, deputetja ka listuar edhe disa nga emrat që mund të merrnin drejtimin e partisë e që mund ta çonin përpara këtë forcë politike.
“Do doja të shikojë Patozin, Grida Duma”, tha deputetja.
Lini një Përgjigje